Kjo fushatë, fatmirësisht tanimë e ka përcaktuar fundin e tranzicionit të trishtë politik në Shqipëri. E atij tranzicioni, që veshi me “lëkurën” e politikanit , ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit 30 vjet më parë, ish-agjentë të shërbimeve sekrete të huaja, ish-komunistë me dosje krimesh, ish-mëkatarë procesesh gjyqsore, dhe ata, që nuk kishin firmosur kurrë në dordero,dhe që arritën të bëhen kryeministra, pronarë partish dhe deri presidentë.
Cubat dhe lëtyrat, do të mbahen mënd gjatë nga shqiptarët,si hajdutë, grabitqarë, trafikantë, kontrabandistë, dhe kriminelë të veshur me kollare dhe gjerdanë floriri. Kjo fushatë, do të sjellë fundin e tyre, dhe fatin më të madh për shqiptarët. Do të ikin, dhe do të fshihen nga libri i historisë, për tu gdhendur në librin e turpit. Ata janë bërë bashkë, ata janë bërë një trup, një mëndje, një ushtri të çmendurish, të korruptuarish, që duan luftë, viktima, duan të rikthejnë 1997.
Ata i kanë shpallur luftë qeverisë, shqiptarëve,demokracisë,votës së lirë, ndërkombëtarëve. Ata janë bërë ortakë me djallin dhe me llumin, duke tmerruar jetët tona. Ata duan, dhe janë të etur për gjak dhe viktima, duan ta shohin vendin të digjet, duan ti shohin institucionet të shkatërrohen, duan të shohin qytetet të rrënohen dhe shqiptarët të vëllavriten. Vota popullore, mandati i tretë i Edi Ramës, ata do ti shpërfytyrojë, do ti nxjerrë nga binarët, dhe do ti vendosë në llogoren e luftës frontale me demokracinë e vërtetë.
Të dëgjosh se si cubat dhe lëtyrat, kanosin, provokojnë, ulurasin, akuzojnë, presionojnë, paralajmërojnë akte dhune, dhe pastaj kërkojnë vota, kupton fare qartë se në ç’duar kemi qenë, dhe nga kush jemi drejtuar në gjithë këto vite. Janë pikërisht ata,që të ardhur nga skutat e errëta nga ku merrnin “udhëzime”,u bënë shpejt dhe papritur,“politikanë”.
U bënë kryeministra, presidentë, ikën me turp nga pushteti dhe rierdhën me vota vjedhura dhe të blera, morën gjithçka kishte vendi, e shitën, e grabitën, e blenë, dhe sot bëjnë jetë sheikësh. Ata erdhën nga bodrumet e ambasadave drejt pushtetit, nga ku kishin firmosur “karierën” dhe turpin e tyre. Cubat dhe lëtyrat, nuk munguan të dalin edhe kësaj here në fushatë, shpesh duke u rikthyer edhe në vendin e krimit.
Ata lypin vota, ata duan pushtetin, edhe pse shqiptarët e dinë dhe i njohin. Ata janë nën efektin e alkoolit, delirit, parasë, ata janë të etur për pushtet të marrë me dhunë, sepse ata urrejnë votën e lirë. Cubat dhe lëtyrat,do ti shohim dhe dëgjojmë edhe këto ditë rrugëve dhe ekraneve. Pas humbjes ata do të jenë futur skutave, duke tentuar të ndezin ndonjë molotovë, të mbetur bodrumeve në selitë e partive, për të prishur festën e fitores. Por nuk do të mundin…
Kafshet e tranzicionit qe spo na ndahen nga 30 vjet!!!!!!!!!!!!!!!
PërgjigjuKe shkruan nje realitet te hidhur qe ne Shqiptaret e kemi perjetuar leTe shpresojme qe ne 25 Prill populli ti ndeshkoi me voten e tij
Përgjigju