Politikë

Çuçi në Përmet e Këlcyrë: Asnjë votë të mos shkojë dëm, mandatin e tretë duhet ta marrim të vetëm, pa partiçka nëpër këmbë

4 Prill 2021, 17:17| Përditesimi: 4 Prill 2021, 17:39

  • Share

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në Përmet e Këlcyrë. Bashkë me dy kandidatet e tjera të PS-së, Mirela Kumbaro e Kjara Adhami, Çuçi ka kërkuar mbështetjen me votë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij nuk diskutohet që PS-ja do të vijojë qeverisjen për një mandat të tretë, por do duhet tha Çuçi, që ne të marrin shumicën për të mos u detyruar të bëjmë koalicion me subjekte të tjera. 

“Partia Socialiste është partia që do të vazhdojë të qeverisë Shqipërinë. Por ne nuk duam vetëm kaq. Ne duam të vazhdojmë qeverisjen pa patur nevojë për forca të tjera që të na pengojnë dhe ta ulin shpejtësinë me të cilën po ecim për Shqipërinë e të ardhmes. Duhet të punojmë të gjithë bashkë këto 20 ditë që të nxjerrim çdo njeri, çdo familjar, çdo koleg e të afërm për të votuar në 25 prill që asnjë votë të mos shkojë dëm për shkak të neglizhencës”, tha Çuçi përpara banorëve në Përmet.

“Mbyllini sytë për një moment në datën 24 prill dhe mendoni dy alternativat. Bëjeni këtë ushtrim dhe të jeni të bindur se do të zgjoheni dhe do merrni me vetë këdo që del përpara atë ditë e do ta çoni në kutinë e votimit”, shtoi më tej Çuçi. 

Sipas tij mbështetja për Partinë Sociliste e ka burimin tek ekipi i kandidatëve dhe modeli i qeverisjes qëndrore dhe asaj vendore që PS ka treguar në këto vite. Gjatë takimit me banorët në Këlcyrë, Çuçi risolli në vëmendje insistimin e tij që ky qytet të mbetej bashki më vete gjatë reformës territoriale.

“Ai projekt që në vendosëm në 2015 është një realitet që na bën krenarë të gjithëve. Ky realitet nuk mund të bëhej i tillë nëse ne nuk do të vazhdonim të qeverisnim Shqipërinë dhe Këlcyrën. A e mbani mend çka qënë Këlcyra para disa vitesh? Më thoni në 30 vjet çfarë kanë bërë qeveritë për Këlcyrën? Kishte humbur identiteti. Sot po të mos ishte ai insistim dhe vizion që kemi pasur për Këlcyrën, ky qytet do të ishte thjesht një njësi administrative e Përmetit”, tha Çuçi.

Duke u ndalur te kundërshtarët politikë në këto zgjedhje Çuçi tha se ata janë një alternativë e viteve ’90.

“Kush është alternativa sot. Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Tritan Shehu, Fatmir Mediu, Dash Shehi. Asgjë e re nuk ka ardhur në këto zgjedhje”, deklaroi kandidati për deputet dhe drejtuesi politik i socialistëve në Gjirokastër.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?