Bledi Çuçi gjatë takimeve në fshatrat e Tepelenës

Politikë

Çuçi takime në Tepelenë, i përgjigjet Vangjel Tavos: Ka humbur ekuilibrin mendor si kryetari i vet, LSI do të ndëshkohet me votë

5 Prill 2021, 17:01| Përditesimi: 5 Prill 2021, 19:11

  • Share

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Gjirokastrës dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në fshatrat e Tepelenës. Bashkë me kandidatin tjetër të socialistëve, Laert Duraj, Çuçi është takuar fillimisht me banorë të Lekdushit e më pas në Progonat.

Sipas Çuçit, Tepelena është një shembull kuptimplotë i transformimit falë mbështetjes me investime nga qeveria.

“Ne kemi transformuar Tepelenën duke filluar që nga qendra e qytetit e deri në periferitë më të largëta. Ne sot jemi me kokën lart dhe ju shohim në sy për punët që kemi bërë. Janë kilometra të tërë rruge që kemi rikonstruktuar e po bëjmë në këtë zonë. Sot kemi një unazë të jashtëzakonshme. Vjen në Kurvelesh, del në Salari, nga Salaria mund të shkosh në Sinanaj. Pastaj dalja në det është një nga ëndrrat e hershme të kësaj krahine që po e bëjmë realitet”, tha Çuçi.

Çuçi i është përgjigjur gjithashtu edhe akuzave të para disa ditëve nga kandidati i LSI-së, Vangjel Tavo, për blerje të votave në Gjirokastër, teksa ironizoi duke risjellë në vëmendje një fragment nga një komedi e estradës së dikurshme të Fierit.

“Shihni çfarë bën kandidati i LSI-së. Ka humbur ekulibrin mendor, është bërë njësoj si kryetari i vet. E mbani mend estradën e Fierit, që thotë ‘ishin veshur partizanët si partizanë, që ne t’i merrnim për ballistë. Edhe Vangjeli tani këtë po thotë. Ka shkuar njëri, që t’i thotë kam ardhur nga Vangjeli për të të dhënë lekë, por t’i voto Partinë Socialiste. Përse ndodh kjo? Sepse e ndjen forcën tonë që ne jemi të sigurt që do të qeverisim Shqipërinë për të paktën 8 vitet e tjera. Jam i sigurt që gjithë banorët e qarkut Gjirokastër do ta ndëshkojnë LSI-në dhe do t’i japin Partisë Socialiste një mbështetje historike.

Më tej ai përmendi edhe projektin e rrugës nga Kolonja deri në Progonat, që kalon përmes Golemit, për të ndërtuar gjithë rrjetin infrastrukturor të Labërisë.

“Jemi ballëlartë dhe i shohim njerëzit në sy, prandaj ne do të jemi fitimtarë në këto zgjedhje. Këtë e di edhe vetë opozita në sondazhet e saj. E rëndësishme është që ne të mos humbasim asnjë votë, për të siguruar të vetëm shumicën qeverisëse”, tha Çuçi.

Ora 19:07
Debati/ Vangjel Tavo thirrje për debat publik Bledi Çuçit: Zgjidh ditën dhe orën!

“Ka humbur ekuilibrin mendor”, kështu iu përgjigj Bledi Çuçi akuzave të Vangjel Tavos për blerje të votave në Gjirokastër, qark ku të dy ata kandidojnë për deputetë.

Ndërkohë, Tavo ka reaguar duke e ftuar Çuçin në një debat publik, e duke i lënë këtij të fundit të zgjedhë ditën dhe orën.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Tavo bëri një kallëzim në Prokurori ndaj një personi, për të cilin thotë se i ka përdorur emrin dhe ka shkuar në disa shtëpi banorësh për të ofruar para në këmbim të votës.

Tavo tha se ky individ është kurdisur nga ‘Rilindja’ dhe se ka shkuar në disa lagje dhe shtëpia banorësh duke përdorur emrin tij, duke u shtirur e gënjyer sikur është i dërguari i tij, duke pyetur banorët se kush janë familjet në nevojë që t’u japë para dhe t’u blejë votën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?