Foto ilustruese

Çudia në Kamëz/ Familjes i shkrumbohet banesa, Mziu: Shoh vetëm gjurmë tymi

28 Tetor 2018, 07:22| Përditesimi: 28 Tetor 2018, 07:25

  • Share

I shkrumbohet shtëpia për shkak të një shkëndije elektrike, por përfaqësuesit e Xhelal Mziut shohin thjeshtë shenjat e një bloze tymi. Përballë lojës burokratike, shmangies së përgjegjësisë dhe shurdhësisë së Bashkisë Kamëz është familja Qehaja në Paskuqan, e cila përpiqet prej tre vitesh për të bindur bashkinë që të zbatojë një vendim për dhënien e ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara. Në betejën e shkresave, kurtheve, shmangieve dhe manipulimeve të pretenduara janë përfshirë edhe Prefektura e Tiranës dhe Prokuroria, ndërsa në horizont shfaqet edhe gjykata.  

Djegia e banesës dhe kërkesa për dëmshpërblim

Familja Qehaja, me kryefamiljar Ndue Qehaja, që nga viti 2006 ka banuar me qira në shtëpinë e shtetasit A. H, në Paskuqan. Më datën 23 tetor 2015, ora 20.30 minuta, banesa ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, duke u djegur tërësisht. Kryefamiljari Ndue Qehaja pretendon se, shkrumbimi i banesë dhe shkaku i djegies, përpos fotove, vërtetohet përmes 6 dokumenteve zyrtare, konkretisht përmes vërtetimit të rënies së zjarrit me nr. 1284 të zjarrfikëses, vendimit nr. 13636 datë 28.10.2015 të Prokurorisë, me aktin e Prefekturës së Tiranës etj. 12 ditë pas djegies së banesës, familja Qahaja i është drejtuar Bashkisë së Kamzës për ndihmë, bazuar në ligjet në fuqi.

Mziu: Shoh vetëm gjurmë tymi

Nga verifikimet rezulton se, kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, me urdhrin nr. 403 datë 12.11.2015, ka ngritur grupin e punës për hartimin e procesverbalit të konstatimit të dëmeve të shkaktuara nga rënia e zjarrit. Por, ekipi i Xhelal Mziut, ndryshe nga sa shihet në foto, ka konstatuar vetëm gjurmët e një bloze tymi. Në procesverbalin e konstatimi, datë 13.11.2015 nr. 403/1 prot., grupi i punës shkruan: “Gjurmë bloze tymi tek dera kryesore e katit të tretë aty ku qytetari pretendon se ka jetuar me qera dhe shtëpia ishte në rikonstruksion e sipër”.

Prefektura e Tiranës rrëzon Mziun

Pas konstatimit të Bashkisë së Kamzës, familja Qahaja i drejtohet Prefekturës së Qarkut Tiranë. Kjo e fundit rrëzon pretendimin e bashkisë, duke i kërkuar të marrë parasysh materialin procedural të komisariatit-5 drejtoria vendore Tiranë dhe të rishikojë vlerësimin e dëmeve…”. Pavarësisht aktit urdhërues të prefekturës, Bashkia e Kamzës i qëndron konstatimit se në banesën e djegur ka parë vetë gjurmët e një bloze tymi.

Kallëzim penal për Mziun

Në këto kushte, kryefamiljari Ndue Qehaja kallëzon penalisht, kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziun. Gjatë hetimit, prokuroria thotë se përfaqësuesja e Bashkisë Kamëz Odeta Bajraktari ka pohuar se ‘këshilli bashkiak i Kamzës në mbledhjen e datës 17.02.2017 e ka marrë një vendim për dhënie ndihme financiare shtetasit Ndue Qehaja…”. Për këtë arsye prokuroria e ka mbyllur çështjen. Por, Drejtoria e Shërbimeve Publike e Bashkisë Kamëz, me shkresën e datës 27.07.2017 me nr. 3698 deklaron se nuk ka hartuar asnjë projekt vendim për rastin për rastin në fjalë’, duke hedhur poshtë versionin përfaqësueses së bashkisë në prokurori.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?