Armando Cungu, trajner i Kukësit

Cungu në orët e fundit te Kukësi, trajnerit “i pritet koka” për rezultaet negative

16 Shkurt 2019, 22:58| Përditesimi: 16 Shkurt 2019, 23:01

  • Share

Trajneri i Kukësit Armando Cungu është shumë pranë shkarkimit. Drejtuesit e klubit verilindor nuk po i përtypin dot rezultatet e fundit të skuadrës dhe pas humbjes me Teutën kanë vendosur të largojnë taknikun shkodran.

“Shqiptarja.com” tentoi të kontaktonte me presidentin e klubit Safet Gjici, por nuk mori një përgjigjje. Pavarësisht të gjithave këto me shumë mundësi janë orët e fundit të Cungut si trajner i Kukësit. Edhe pse te verilindorët kishte shumë optimizëm gjatë janarit, rezultatet e dy ndeshjeve të fundit ku Kukësi nuk mori asnjë pikë ishin përcaktuese për fatin e trajnerit.

Në 22 ndeshje gjatë këtij sezoni me Kukësin, Cungu ka marrë 11 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje. Aktualisht Kukësi renditet në vendin e tretë me 38 pikë, 8 më pas se Partizani kryesues që ende ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?