Dado, Thaçi, Xhafaj e Lermer çelin koncertin e parë të 'Different Trains'

23 Mars 2019, 07:27| Përditesimi: 23 Mars 2019, 08:16

  • Share

Një kuartet simpatik i përbërë nga tre instrumentistë shqiptarë, nga dy violiniste Orieta Dado e Fatlinda Thaçi; nga çelisti Vlorent Xhafaj dhe një violinist austriak, Firmian Lermer, ka çelur mbrëmë festivalin “Different Trains” 2019.

Koncerti i parë i “Different Trains” ka nisur mbrëmjen e së premtes në orën 18.30 në Kishën Katolike ”Zemra e Krishtit” në Tiranë me interpretimin e veprave të Hajden, Mendelson dhe Vebern.

Fatlinda Thaçi, violinë e parë në pjesën e parë të programit u pri me shumë kërshëri gjatë interpretimit të saj. Në pjesën e dytë të programit Fatlinda ia ka lënë protagonizmin në skenë një tjetër instrumentisteje, Orieta Dados, që po ashtu u prit me duartrokitje.

Vlorent Xhafaj, organizuesi i Festivalit “Different Trains” shprehet për “Shqiptarja.com” se: “Në këtë sezon Festivali “Diferent Trains” do të organizojë 10 koncerte duke sjellë në Tiranë 30 artistë nga bota, një pjesë e të cilëve janë  artistë shqiptarë që jetojnë dhe ndërtojnë karrierën e tyre në vende të ndryshme të Evropës a më gjerë.”

Firmian Lermer, Vlorent Xhafaj, Orieta Dado dhe Fatlinda Thaçi

Ndërsa për thelbin  e këtij koncerti Xhafaj shprehet se nuk mungojnë risitë. Të parën e risive Xhafaj quan faktin që koncerti i parë i festivalit mbahet në një vend historik e muzeal, siç është Kisha Katolike “Zemra e Krishtit” në Tiranë. “Është një kishë e rrallë, që ka lënë gjurmë të ndritura në histori”, shprehet Xhafaj, duke quajtur me rëndësi edhe vijimin e festivalit në godinat universitare në ditët në vijim. Ndërsa përsa u përket risive muzikore Xhafaj shprehet se “Janë pikësëpari repertori me tri vepra të spikatura, që natyrisht nuk janë luajtur në festival. Ky është kuarteti premierë në Shqipëri, e bëhet fjalë për një vepër të shekullit të 20-të të Feliks Menderson, kompozitorit gjerman, që ne e luajmë çdo vit me kompozitorët më të shquar. Dhe do të luhet me dy violiniste të suksesshme shqiptare, Orieta Dado e Fatlinda Thaçi që kanë karrierë të suksesshme jashtë vendit. Odeta që është violinë e dytë në Orkestrën simfonike të Mynihut dhe koncertmaestrja Thaçi që është në një nga orkestrat e Milanos. Të dyja këto instrumentiste hyjnë në ata 20-25 muzikantë të shquar që kanë bërë karrierë në vende të ndryshme të botës dhe për mua ishte një detyrim që të bëheshin të njohura në vendin tyre”, tha Xhafaj. I pyetur pse të huajt pranojnë me kënaqësi ofertat për festivale në Shqipëri, Xhafaj, organizuesi i Festivalit “Different Trains”, përgjigjet se: “Instrumentistë e huaj e dinë që Shqipëria ka muzikantë me kualitet dhe kjo konstatohet nga regjistrimet muzikore, dhe ndërkohë ata ndihem edhe të mirëpritur këtu”

Violisti Firmian Lermer: Dua të vij sërish në Shqipëri!

Violisti Firmian Lermer, pjesë e kuartetit që interpretoi në koncertin e parë të festivalit “Different Trains” ka bërë një karrierë të shkëlqyer në Vjenë si violist solist dhe pjesëtar i shumë ansambleve me emër si Sekstetit të harqeve “Hyperion Ensemble”, “Musikverein” në Vjenë, etj. Studimet muzikore i ka bërë në në Mynih, Salzburg dhe Vjenë. Në një intervistë të shkurtër për “Shqiptarja.com”, Firmian Lermer shprehet se: “Është kënaqësi që të vij në Shqipëri. Është hera e parë që vij dhe për mua ka qenë shumë impresionuese, dhe më ka bërë ta dua këtë vend duke më shtuar dëshirën që të kthehem sërish”, tha Firmian Lermer, duke shprehur edhe një interes të madh për historinë e Shqipërisë.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?