Pas thirrjes së Vangjush Dakos në prokurori ka ardhur edhe reagimi i parë nga PD-ja. Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi shkruan se prokuroria u kujtua pas 2 vitesh kur shkatërroi provat, ndërsa shton se është i njëjti skenar si me Saimir Tahirin. Pas daljes së përgjimeve PD-ja kërkoi largimin e Dakos, ndërsa i kërkoi prokurorisë që ta vendoste para drejtësisë.
Postimi i plotë
Pas dy vjetesh heshtje dhe perpjekjesh per te shkaterruar cdo prove, prokuroria qenka kujtuar me ne fund te therrase akulloren e Rames, Dakon e Nices. Ne fakt nuk ka asgje te re! Eshte i njejti skenar sic beri me Saimir Tahirin! Pas presionit te opozites dhe atij nderkombetar, Rama vendosi ti beje nje dorezim te kontrolluar Dakos, ti hedhe hi syve shqiptareve & nderkombetareve dhe neser ta nxjerre te pafajshem.
Kjo manover deshperuese e Edi Rames mund ti sherbeje vec lajmeve te dites por nuk mund ta ndihmoje ate te zgjase pushtetin e tij. Edi Rama nuk mund te genjeje me askend. Kjo prokurori e kapur eshte thjesht garanci per Ramen, per ti sherbyer krimit, politikaneve te lidhur me krimin dhe te korruptuarve, pra pushtetit te Edi Rames. Pa largimin e Edi Rames nuk mund te kete drejtesi, nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme, nuk mund te kete Shqiperi europiane.
Lajmi kryesor: