Pas sulmit me armë ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan, ku një polic humbi jetën ndërsa 1 tjetër u plagos, kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotot e autorëve.
Teksa u ka bërë thirrje autorëve të dorëzohen, Kurti ka zbuluar se grupi prej 30 personash që ka sulmuar makinën e policisë, ka hyrë nga Serbia.
Sipas tij, autorët janë të armatosur dhe lëvizin me mjete autoblind pa targa.
Në pamjet e publikuara, autorët shihen me armë në duar dhe janë veshur me uniforma ushtarake e maska të zeza.
Lajmi kryesor:
'Luftë’ në Zveçan, kriminelët serbë vrasin policin, plagosin 3 të tjerë! Kosova merr kontrollin në veri! Sveçla: Ekzekutuam 3 terroristë, 6 të arrestuar
M.T//ReportTv.al