Darkë me Bashën? Kreu i Grupit të PS: Shpifje e nekrofilit Sali Berisha, të dy të rimerren në pyetje nga drejtësia e re për 21 janarit, janë tentuar të fshihen prova (VIDEO)

27 Dhjetor 2021, 11:33| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 15:15

  • Share

TIRANË- Shpifje të ulëta të Sali Berishës, i ka cilësuar kreu i grupit socialist Taulant Balla deklaratat se ai ka qenë në një darkë me Lulzim Bashën. Sipas tij, Berisha bën politike nekrofilie, duke theksuar se ai një person i shpallur 'Non Grata' duhet të kishte lënë mandatin dhe të ishte larguar përjetë nga Kuvendi i Shqipërisë.

"Asnjëherë në jetën time nuk kemi qenë në darkë me Bashën, ajo që është thënë nga Berisha është një rishfaqjeje e 30 vite të Berishës që vetëm me gënjeshtra, shpifje dhe mashtrime ka lënë trashëgiminë politike, e pakuptimtë për një person të shpallur 'Non Grata' merr vëmendje publike, sepse SHBA jo vetëm e ka bërë mbi bazë faktesh, por nevojë për çliruar PD dhe Shqipërinë nga negativiteti i Berishës në këto 30 vite, vizitë në një familje të një miku të vyer me shumë njerëz të tjerë, se kam qenë në darkë dhe me njerëz të Berishës, nekrofilia e ka shoqëruar Berishën në 30 vite dhe nuk mund të përdoret fatkeqësia familjare, unë me Bashën jam në një gjyq për shpifje dhe pres të takohem në Apel, që jam e sigurt që do fitoj se e drejta siç e fitova në shkallën e parë. "Berisha të japë dorëheqjen, të marrë modelin e Tom Doshit, meqë e përmendët, duhet të mungojë përjetësisht nga Kuvendi", tha Balla.

Dosja e 21 janarit është rikthyer sërish në vëmendje kjo pas akuzës së fortë të Arben Imamit se Lulzim Basha ka dhënë urdhrin për vrasjen e 4 protestuesve në Bulevard, pasi ishte i vetmi që mungonte në mbledhjen e Berishës me ministrat e tjerë. Kjo deklaratë pasoi me kundërpërgjigje nga kreu i PD-së, duke e mohuar, mirëpo Balla thekson se drejtësia e re duhet të rimarrë edhe njëherë në pyetje dyshen  Berisha-Basha, për rolin që kanë luajtur në atë ditë.

" Mendoj që SPAK ka detyrimin që në kohë sa më të shkurtër të bëjë publike ecurinë e disa dosjeve korruptive. Unë jam personi që kam depozituar kallëzimin. Vitin e kaluar në shtator kam depozituar një kallëzim për privatizimin e klubit sportiv Partizani, ku person i kallëzuar është Sali Berisha dhe persona të tjerë të lidhur me të, familjarë dhe jo vetëm, ndërkohë që nuk kam asnjë përgjigje për statusin, asnjë informacion.

Kuvendi i Shqipërisë në mars 2017 ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj Sali Berishës dhe persona të tjerë të lidhur me të për sa i përket raportit përfundimtar të komisionit hetimor për privatizimin e kompanisë OSSH. Në përfundim të së cilit komisioni hetimor ka konkluduar se shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm prej 418 milionë eurosh dhe pas 4 vitesh Kuvendi nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga institucioni i Prokurorisë se çfarë bëhet me këtë kallëzim.

Bëhen 11 vite nga 21 janari. Ka pasur një reagim nga Basha ku ka qartësuar një përgjegjësi të Berishës kur tha se s'bëri atë që bëri Berisha më 21 janar. Çfarë bëri Berisha më 21 janar? Çështja është në Prokurorinë e Tiranës. Mendoj se ai ka prishur provat e 21 janarit. Drejtësia e re duhet të marrë në pyetje Bashën dhe Berishën se farë roli luajtën në 21 janar", tha Balla.

Për t'iu rikthyer çështjes së ditës, dalja e listës së pagave, numrave të telefonit si edhe të targave të mjeteve, Balla i bëri thirrje drejtësisë që jo vetëm të hetojë për personat përgjegjës për daljen e këtyre të dhënave, por sipas tij duhen nisur hetimet edhe për deklarimet e rreme të bëra nga kompani për pagat e punonjësve. Ai paralajmëroi gjithashtu edhe një ashpërsim të ligjit për vjedhjen e të dhënave personale.

" Institucionet e drejtësisë kanë nevojë të hetojnë edhe fshehje të deklarimeve apo deklarime të rreme se i bën mirë një hetimi të plotë të të gjithë këtij krimi që ka dëmtuar. Ka ardhur koha që ne të rishohim edhe njëherë nivelin e penaliteteve për të dhënat personale, si një kundërpërgjigje për të rritur mburojën kundër keqpërdorjes së të dhënave", tha kreu i grupit të PS!

 

Ora 12:06
Kreu i Grupit të PS: Drejtësia e re të marrë në pyetje Bashën dhe Berishën për rolin që luajtën në 21 janar

 

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka rikthyer edhe njëherë në vëmendjen dosjen e 21 janarit, ku tha se drejtësia e re duhet të marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për rolin që kanë pasur në atë "krim shtetëror".

"Një gjë është e sigurt që unë nuk kam asgjë personale me të, por di që Berisha ka hesape me shqiptarët. Këto çështje duhen hetuar. Bëhen 11 vite nga 21 janari. Ka pasur një reagim nga Basha ku ka qartësuar një përgjegjësi të Berishës kur tha se s'bëri atë që bëri Berisha më 21 janar. Çfarë bëri Berisha më 21 janar? Çështja është në Prokurorinë e Tiranës. Mendoj se ai ka prishur provat e 21 janarit. Drejtësia e re duhet të marrë në pyetje Bashën dhe Berishën se farë roli luajtën në 21 janar", tha Balla.

Ora 11:52
Kreu i Grupit të PS: Berisha 'Non Grata' të lërë mandatin si Tom Doshi, të ikë përjetësisht nga Kuvendi

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nuk i ka shpëtuar pyetjeve për Sali Berishën e shpallur 'Non Grata', duke thënë se ai duhet të largohet përjetësisht nga Kuvendi pasi SHBA e futi në listën e zezë për korrupsion dhe minim të demokracisë.

"Berisha të japë dorëheqjen, të marrë modelin e Tom Doshit, meqë e përmendët, duhet të mungojë përjetësisht nga Kuvendi", tha Balla.

Ora 11:42
Dalja e listës së pagave e targave/ Kreu i Grupit të PS: Qëllim për destabilizim! Drejtësia të hetojë dhe deklarimet e rreme

 

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla është shprehur se dalja e të dhënave ka pasur për qëllim destabilitetin e vendit, e ndërsa ka bërë e mije se kjo do të shërbejë për të  ndërhyrë në ligj që të shtohen penalitetet për personat që vjedhin të dhënat personale me qëllim keqpërdorimin.

"Mbështes hetimin e prokurorisë dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale, një përpjekje për destabilizim dhe këtë i referohem situatës të krijuar në disa kompani pasi prishin marrëdhënien punëmarrës e punëdhënës, shoqëria dixhitale është vunerabël ndaj vjedhjes së të dhënave, shumë shtete në botë kanë rënë pre e sulmeve kibernetike dhe ky është sa sulm kibernetik dhe vjedhje të dhënave, ndëshkimi më i madh duhet të bëhet në këtë rast që të parandalohen raste të tjera në të ardhmen, Institucionet e drejtësisë kanë nevojë të hetojnë edhe fshehje të deklarimeve apo deklarime të rreme se i bën mirë një hetimi të plotë të të gjithë këtij krimi që ka dëmtuar. Ka ardhur koha që ne të rishohim edhe njëherë nivelin e penaliteteve për të dhënat personale, si një kundërpërgjigje për të rritur mburojën kundër keqpërdorjes së të dhënave", tha Balla.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sara: 27/12/2021 12:59

    Jam shum e lumtur qe kan dal pagat ,pse keni frike nga e verteta,shqiperia asht llum,hale ,shqiptaret hajduta,mashtrusa.(politikanet ,gjithkush ka nje detyre te lart)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?