Sport

Darmian gol për një copëz tituli, Inter mposht Cagliari-n dhe merr fitoren e 11 radhazi

11 Prill 2021, 14:40| Përditesimi: 11 Prill 2021, 18:01

  • Share

Inter ka vënë sot një gur të rëndë në murin e titullit kampion që po ndërton këtë sezon në Seria A. Skuadra zikaltër edhe pse me shumë vështirësi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Cagliari-n në javën e 30 të kampionatit.

Skuadra nga Sardenja rezistoi për 77 minuta në San Siro, falë portierit që ndali në disa raste Eriksen, por edhe Sensi-n. Gjithsesi Cagliari u dorëzua pas asistit perfekt të Hakimit dhe golit të Darmian, që e dërgoi Interin sërish në +11 pikë nga Milani i vendit të dytë. Sakaq për zikaltërit kjo ishte edhe fitorja e 11 radhazi në kampionat.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?