DASH vlerëson punën e SPAK për 2022: Ka arrestuar deputetë, ministra dhe gjyqtarë

10 Dhjetor 2022, 11:00| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 11:27

  • Share

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka vlerësuar performancën e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion të Shqipërisë (SPAK).

Ky vlerësim performance është rezultat i Strategjisë Globale të ShBA-së në "Luftën kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci Viti i Veprimit", lançuar nga Presidenti Biden para një viti.

DASH nënvizon veçanërisht performancën pozitive të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion të Shqipërisë (SPAK)  në këtë aspekt duke konkluduar: "Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerë nga krimi i organizuar".

Pas takimit personal që Ndihmës Sekretari i DASH - autori i kësaj DipNote, pati edhe me Drejtuesin e SPAK, z. Arben Kraja, siguroi në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit se, SHBA do të vazhdojë ta mbështesë edhe më fuqimisht SPAK në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e rezultateve në luftë kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?