Foto nga bufat

‘Dashuri mbi një degë peme’, bufat ‘shkëmbejnë’ puthje dhe përqafime, fotot ‘çmendin’ rrjetin

19 Janar 2022, 17:08| Përditesimi: 19 Janar 2022, 17:09

  • Share

INDI- Dashuria vjen në çdo formë dhe gjendet kudo. Madje ajo gjendet edhe në majë të një dege peme. Aty ku dy bufa kanë ndaluar fluturimin dhe i janë dedikuar njeri-tjetrit.

Dy zogjtë siç shohin në fotografitë e publikuar, janë të përqafuar dhe gati-gati sikur puthen në buzë. Këto fotografitë kanë “çmendur” rrjetin ditët e fundit, ndërsa shumë e kanë quajtur si “definicionin e dashurisë”

Pamjet vijnë nga India, por duke tërhequr vëmendjen e publikut kanë arritur kudo!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?