Debat i ashpër te Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi: Garda nxirr dëshmitarin jashtë! Ndreca: Nuk është komision yt, po e marr në pyetje

9 Tetor, 11:34| Përditesimi: 9 Tetor, 11:54

  • Share

 

Debate të ashpra në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. Nënkryetari Plarent Ndreca nisi mbledhjen pa praninë e kryetares Albana Vokshi.

Pasi Vokshi u fut në sallë nisën debate të ashpra, ndërsa i kërkoi Gardës të nxjerrë jashtë dëshmitarin Gentian Opre.

Vokshi: Me aq shumë abuzime që ke bërë do jesh i dyti në radhë që do shkosh atje ku ka shkuar ai miku jot Beqaj. Nuk i mbulon dot abuzimet

Ndreca: Presion s’më bën dot ti mua. S’ma tregon dot ti.  Kur mungon kryetarja e hap unë mbledhjen.

Vokshi: Zoti Opre dil jashtë. Garda të lutem nxirrni dëshmitarin. Garda nxirre jashtë.

Ndreca: Dëshmitari është në proces pyetje.

Vokshi: Jam unë kryetarja, kryetarja vendos. Dil jashtë, mos u bëj palë. Garda nxirre jashtë.

Ndreca: Zotëri i gardës, përgjegjësi për këtë që them i marr unë.

Vokshi: Garda kryeni urdhrat, i merr nga kryetari i komisionit.

Ndreca: Urdhrat  merr nga komisioni

Vokshi: Jo i merr nga kryetarja. Grada të dalë se jemi në procedurë. Boll lexo rregulloren, ke injorancë juridike.

Ndreca: Garda ndërhyn vetëm kur ka dhunë, largohu nga aty se dëshmitari është në proces pyetje

Vokshi: Dëshmitari të dalë jashtë. Mbas Oprës do mbulohesh.

Vokshi: Ke ardhur për të prishur mbledhjen. Dil jashtë se do marrim masa do të nxjerrim me forcë. Grada.

Ndreca: Jo jo nuk del ai, s’ka vendim komisioni, nuk i merr vendimet kryetari. Nuk është komisioni i Albana Vokshit, këtu ka komision hetimor. Ke ardhur për t’u prishur mbledhjen

Vokshi: T’iu vijë trup juve të gjithëve që i shkoni mbrapa një njeri që ka komplekset e tij. Dëshmitari të dalë, ti nuk hap dot mbledhjen pa mua.


Lajmi kryesor:

Përplasje të ashpra në Hetimorin e Shëndetësisë! Ndreca: Me 4 mijë veta do e merrni pushtetin?! Vratë më 21 Janar e në Gërdec! Vokshi i shkul 4 herë mikrofonin! PS vijon mbledhjen vetëm


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?