Politikë

Debat në Kuvend mes Ralf Gjonit dhe Ballukut, ministrja: Fushata elektorale ka mbaruar! Atë 'asaj' përdore në shtëpi, jo te unë (VIDEO)

20 Maj 2021, 11:07| Përditesimi: 20 Maj 2021, 11:35

  • Share

Deputeti Ralf Gjoni dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u përfshinë në një debat në seancën e sotme parlamentare. Ndërsa Balluku foli për projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë", Gjoni hodhi akuza për sponsorizimit të ligjeve nga aktorë privat, ku tha se do ta investigojë atë.

"Shteti në Shqipëri është i kapur dhe flitet për një fenomen të frikshëm, atë të sponsorizimit të ligjeve nga aktorë privat përmes këshillit të ministrave dhe përdorimi i parlamentit si një zyrë noteriale e interesave oligarkike që përkthehen në nisma të Këshillit të Ministrave. Unë nuk shoh të përballemi me emergjenca në sektorin minerar që të kemi nevojë për ndërhyrje të tilla. Do e investigoj këtë ligj dhe aktorët që mund ta kenë sponsorizuar", tha Gjoni.

Balluku i konsideroi akuzat e tij si thjesht politike, ku i tha me ironi se duhej t'i kishte bërë ato gjatë fushatës elektorale. Gjoni replikoi nga vendi, ndërsa Ministrja i tërhoqi vërejtje për mënyrën se si po i drejtohej.

"I bëj me dije zotit Gjoni se fushata elektorale ka mbaruar. Ej i thërret dikujt tjetër, 'asaj' përdore në shtëpi, jo te unë. Pyetjet retorike skaduan në fushatë elektorale. Fushata ka përfunduar, këto me sponsorizime i dini ju më mirë se si duket keni funksionuar me sponsorizime. Ralf ti je djalë me edukatë, pse duhet të flasësh kështu? Ne nuk punojmë më sponsorizim", tha Balluku.


Lajmi kryesor:

SHBA shpall 'non grata' Berishën, Balla në Kuvend: Të shërbejë si shembull për ata që duan të pengojnë Reformën në Drejtësi! Gjoni: Drejtësia të nisë hetimet


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?