Një milion euro fonde të riloakuara dhe rreth 600 mijë euro fonde të akorduara nga Qeveria Shqiptare që do të shkojnë për rritjen e shërbimeve në Shkodër. Projektvendimet u miratuan në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pasditen e së mërkurës. Në fjalën e tij para këshilltarëve, Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci vuri theksin tek rritja e pagave për punonjësit e bashkisë si dhe blerjen e disa makinave ekologjike.
“Kemi trashëguar flotë me mjete të vjetra. Skemi makina as pajisje. Është gjendje e vështirë. Nga pajisjet e IT prapambetje. Kushtet e punës, nivelin e plotësimit. Marrja e makinave elektrike ka të bëjë me një vision të ri”, tha Benet Beci.
Këshilltarët e djathtë u shprehen kundër dhe debatuan me Becin për shkarkimet politike të administratës dhe për rialokimin e fondeve.
“Rialokimi i fondeve nuk bëhet pa diskutim publik. Ju bleni makina të reja por plehrat digjen në by pass”, tha një këshilltar.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar nga anëtarët e majtë të këshillit bashkiak, ku ra në sy përvec rritjes së pagave për administratën, ngritja e një drejtorie të vecantë për shërbimet publike, investimi në tregun e Rusit dhe mjetet për administratën e bashkisë.
A keni ba diskutime publike ju per 30 vjet?
Përgjigju