Politikë

Inceneratorët/ PS: Informacion nga Bashkia e Tiranës që nga koha e Lulzim Bashës, fondet publike i përfitonte kunati i tij dhe Jamarbër Malltezi! Miratohen ekspertët e PD (DEBATET)

10 Nëntor 2021, 15:09| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 17:07

  • Share

TIRANË- 2 orë e 40 minuta ka zgjatur Komisioni Hetimor për inceneratorët, ku debatet nuk munguan, e megjithatë në fund palët ranë dakord për miratimin e ekspertëve si edhe për të zbritur në terren për të parë nga afër punën e bërë, kjo e fundit kërkesë e mazhorancës. 

Nënkryetarja Ermonela Felaj ka kërkuar që Bashkia e Tiranës t’u vënë në dispozicion të gjitha informacionet sa i përket riciklimit të mbetjeve që nga koha e Lulzim Bashës, duke thënës se ka pasur konflikt interesi ku sipas saj kanë marrë fonde publike kunati i Lulzim Bashës dhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. 

"Do kërkonin që Bashkia Tiranë të na vinte në dispozicion çdo dokument që ka të bëjë me riciklimin e mbetjeve që daton në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha.  Mund të kemi shpjegime për një studim që koncesioni do të jepej me një kohë 20 vjeçare, me një kosto më të lartë se sot. Një aktivitet për të cilin ka të dhëna të forta gjithmonë publike që në të jetë përfshirë kunati i kryetarit Basha, gjatë kohës që drejton e Bashkinë e Tiranës, që na vë para një konflikti interesi. Do kërkonim informacion nga Banka Botërore për shumat e dhëna në dispozicion si edhe përfituesit e projekteve, shumat e vëna në dispozicion. Nga burime të hapura mediatike  bëhet me dije se përfitues i këtyre fondeve ka qenë edhe Jamarbër Malltezi", ka thënë ndër të tjera Felaj. 

Marash Logu si edhe Marinela Ziu janë ekspertët e përzgjedhur nga opozita për të hetuar kontratat koncesionare, kur emri i kësaj të fundit nuk është i panjohur. Ajo është përzgjedhur edhe si ekspertet që do të hetojë zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë që ka qenë drejtuesja e Strukturës së Armatosur të PD-së. Nga ana tjetër, socialistët nuk dhanë emra, për motive personale, sipas atyre, duke shtuar se do i prezantojnë në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.

Kryetarja e këtij Komisioni, Jorida Tabaku ka shprehur se opozita ka gati 12 kërkesa për informacion për disa institucione që nga Këshilli i Ministrave, Ministritë e Financave, Ministrinë e Mjedisit, atë të Infrastrukturës e Mjedisit, te Kontrolli i Lartë i Shtetit, bashkitë ku veprojnë incineratorët, përfshirë bashkitë e Durrësit dhe Kavajës, disa drejtori, lëvizjet e disa zyrtarëve me administratorët e incineratorëve, lidhjet e mëparshme të biznesit mes pronarëve të kompanive përfituese dhe ministrave të qeverisë së Edi Ramës. Kërkesa u janë drejtuar edhe bankave të nivelit të dytë, si dhe vetë kompanive përfituese të incineratorëve, ku janë përqendruar te 3 persona: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stella Gugallja. Tabaku bëri me dije se do i dërgojë një kërkesë drejtorit të Policisë së Shtetit për një informacion të plotë të sistemit TIMS, hyrje daljeve dhe udhëtimeve të përbashkëta të personave të Klodian Zoto, Mirel Mërtirin , Stela Gudallin,  Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Alqi Bllako, Lefter Koka dhe Erion Veliaj.

Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza se inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, duke thënë se të trija janë oferta të pa kërkuara dhe se nuk ka pasur një garë reale dhe se ndaj tyre ka plot 13 ankesa. Por kjo ka sjellë reagimin e mazhorancës duke thënë se opozita në vend  që të paraqiten kërkesat dhe të nisin shqyrtimi me detaje, por hedh akuza duke gjetur fajtorin dhe bën pretencës pa treguar ende se kush janë provat.

Një tjetër çështje që ndezi debate ishte edhe thirrja e dëshmitarëve, ku opozita bëri me dije listën, e ndërsa nënkryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj tha se fillimisht duhen shqyrtuar dokumentet me informacione nga institucionet e më pas të dëgjohen dëshmitarët. 

Një pjesë e debatit në komision
Luçiano Boçi: Do ta marrim edhe ne fjalën se nuk do ju dëgjojmë vetëm juve ne. Për të kaluar te Elbasani, inceneratori vepron me 20% të kapacitetit dhe më të dëmtuarit janë banorët e zonës. Inceneratori është ndërtuar në zonën e lumit Shkumbin duke dëmtuar faunën dhe florën.
Lefter Gështenja: Këto janë të tria me oferta të pakërkuara, a ka pasur garë reale? Në inceneratorin e Fierit kishte vetëm një operator. U përjashtuan kompanitë e huaja, nuk u dhanë kohë, kompanive u dhanë pagesa nga qeveria pa filluar dhe mbaruar projekti.
Eduart Shalsi: Çfarë kërkoni ju? Dhe pastaj kalojmë në detaje, në mbledhjen e parë Këlliçi ka thënë inceneratori fantazmë i Fierit. Shqetësimi është që hyjmë në disa detaje, por kemi lënë pa sqaruar setin e kërkesave që ju keni. Pasi të sqaroni këtë të hyjmë në detaje.
Jorida Tabaku: Ka një set të plotë me 13 kërkesa.
Belind Këlliçi: Dihet që oreksi vjen duke ngrënë dhe pas përfundimit të vjedhjes me inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, vijmë te landfilli Sharrës në Tiranë. Klodian Zoto me Mirel Mërtirin dhe Stela Gudallin kanë marrë paratë në inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit dhe shfaqen në skemën e inceneratorit të Tiranës. Në inceneratorin e Tiranës vlera shkon 430 mln euro.
Arben Pëllumbi debat me deputetët e opozitës: Ju e gjetët edhe fajtorin, dhatë edhe pretencën, thoni edhe sa vite do ta dënoni dhe kaq. Një minutë atëherë. Po të ishte për të ndërhyrë, ndërhyja dhe mos mendo se e ke tonin, apo zërin më të trashë se timin. Kjo është mbledhja e tretë e Komisionit hetimor për inceneratorët, ku herën e kaluar, ndonëse me rezerva, maxhoranca ka dhënë votën pro rregullores së brendshme të funksionimit të këtij komisioni duke i hapur rrugën nisjes së hetimit.   Raporti final i këtij komisioni do të publikohet në datën 25 janar, e ndërsa në mbledhjen e kaluar, u bën publike edhe një listë të emrave që të do të thirren dëshmitarë, mes tyre kryeministri Edi Rama, ministri Arben Ahmataj, kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Armando Subashi, si dhe ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Lista e emrave që do thirren dëshmitarë
Edi Rama
Arben Ahmetaj
Lefter Koka
Alqi Bllako
Damian Gjiknuri
Erion Veliaj
Klodian Zoto
Mirel Mërtiri
Stela Gugallja
Engjell Agaci
Gledian Llatja
Qazim Sejdini
Armando Subashi

Ora 15:45
Miratohen ekspertët e PD-së që do të hetojnë koncesionet për inceneratorët! Sërish Marinela Ziu, ish-drejtuesja e Strukturës së Armatosur të PD

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për inceneratorët janë miratuar edhe ekspertët e propozuar nga PD-ja. Bëhet fjalë për Marash Logu si edhe Marinela Ziu. Kjo e fundit është propozuar edhe si eksperte edhe në Komisionin Hetimor për 25 prillin, e ndërsa ia vlen për t’u theksuar se kjo e fundit ka qenë drejtuesja e strukturës së Armatosur të PD-së para zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, PS-ja ka zgjedhur që të mos i bëjë sot publike emrat.

Ora 15:42
Hetimi për incineratorët, PD 12 kërkesa për informacion nga Këshilli i Ministrave te KLH dhe bashkitë

1636555486_tabaku.jpg

Komisioni Hetimor për incineratorët ka dërguar 12 kërkesa për hetimin e koncesioneve për inceneratorët.

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku i ka dërguar kërkesat që nga Këshilli i Ministrave, Ministritë e Financave, Ministrinë e Mjedisit, atë të Infrastrukturës e Mjedisit, te Kontrolli i Lartë i Shtetit, bashkitë ku veprojnë incineratorët, përfshirë bashkitë e Durrësit dhe Kavajës, disa drejtori për lëvizjet e parave për incineratorët, lëvizjet e disa zyrtarëve me administratorët e incineratorëve, lidhjet e mëparshme të biznesit mes pronarëve të kompanive përfituese dhe ministrave të qeverisë së Edi Ramës.

Kërkesa u janë drejtuar edhe bankave të nivelit të dytë, si dhe vetë kompanive përfituese të incineratorëve duke u përqëndruar te 3 persona: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stella Gugallja.

Ora 14:10
Incneratorët/ Felaj: Informacion të detajuar nga Bashkia e Tiranës që nga koha e Lulzim Bashës, fondet i përfitonte kunati i tij dhe Jamarbër Malltezi

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, nënkryetarja Ermonela Felaj ka kërkuar që Bashkia e Tiranës t’u vënë në dispozicion të gjitha informacionet sa i përket riciklimit të mbetjeve që nga koha e Lulzim Bashës, duke thënës se ka pasur konflikt interesi ku sipas saj kanë marrë fonde publike kunati i Lulzim Bashës dhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

“Duhet ta shohim si është zbatuar ligji dhe këtë krahasim do e bëjmë në raport me të gjitha procedurat e prokurimit më përpara. Panorama e trashëgimit të mbetjeve ishte shumë e zymtë, nuk ka patur metodologji të saktë për të përcaktuar sa kushton trajtimi i mbetjeve dhe meqë jemi dhe në diskutimin e  buxhetit më vjen mirë të them që Janë planifikuar 500 milionë lekë për trajtimin e mbetjeve. Nga të dhënat na rezulton që pas vitit 2013 zgjidhja e problematikave që trashëguam u bë imperative.

Për të kuptuar se si janë zhvilluar këto procedura, duhet të kemi një sërë informacionesh. Nëpërmjet Ministrisë së mjedisit të na vihet në dispozicion praktika dokumentare e ndërtimit të landfillit të Durrësit. Do kërkonin që Bashkia Tiranë të na vinte në dispozicion çdo dokument që ka të bëjë me riciklimin e mbetjeve që daton në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha.  Mund të kemi shpjegime për një studim që koncesioni do të jepej me një kohë 20 vjeçare, me një kosto më të lartë se sot. Një aktivitet për të cilin ka të dhëna të forta gjithmonë publike që në të jetë përfshirë kunati i kryetarit Basha, gjatë kohës që drejton e Bashkinë e Tiranës, që na vë para një konflikti interesi. Do kërkonim informacion nga Banka Botërore për shumat e dhëna në dispozicion si edhe përfituesit e projekteve, shumat e vëna në dispozicion. Nga burime të hapura mediatike  bëhet me dije se përfitues i këtyre fondeve ka qenë edhe Jamarbër Malltezi. Një projekt të Bankës Botërore e ka përfituar nëpërmjet Ministrisë së Punëve Publike , sakaq kjo na ngre dyshimin e forta se me fonde të donatorëve të huaj është abuzuar rëndë sepse nuk rezulton të jetë përdorur për qëllimin që është dhënë”, ka thënë Felaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?