Debate në Komisionin e Ligjeve, opozita kërkon seancë dëgjimore për '5 Majin'! Bardhi: Nesër të jetë afati i fundit! Bushka: Kërkesa në kundërshtim me rregulloren

24 Janar 2022, 12:02| Përditesimi: 24 Janar 2022, 15:20

  • Share

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka nisur ditën e sotme me debate, kjo për shkak të kërkesës së opozitës për të mbajtur një seancë dëgjimore për shembjet e banesave në '5 Maj'. Opozita nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar një seancë dëgjimore maksimumi deri nesër, por kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, kërkesa do të shqyrtohet dhe do të vendoset data.

Gazment Bardhi: 1/3 kanë këruar seancë dëgjimore për 5 Majin, është një e drejtë ekskluzive e deputetëve të opozitës dhe duhet të ishte në rend dite, jemi informuar që keni zhvilluar disa mbledhje të kryesisë. Ne nuk e kuptojmë dot pse ju nuk e keni përfshirë në rend dite dhe nuk e keni thirrur në datën dhe orën e kërkuar nga 1/3 e kuvendit, pse nuk është përfshirë sot dhe kjo nuk është një kërkesë e bazuar vetëm në rregullore, por është pjesë thelbësore e një kompetence të një kuvendi dhe nëse ju si mazhorancë pas bllokimit të çdo komisioni hetimore, keni vendosur të na mohonit edhe seanca dëgjimore mbi një çështje që ka të bëjë me interesin publik, na e bëni me dije që të marrim dhe ne vendimet tona. Një herë që Bashkia nuk është institucion shtetëror, një herë tjetër për çfarë e duam. Prandaj atë mbledhje të Kryesisë së Komisionit, ta anuloni dhe na njoftoni ne datën dhe orën kur do të jetë seanca dëgjimore mundësisht brenda ditës së nesërme, është me natyrë urgjente.

Klotilda Bushka: Datat nuk caktohen nga unë, pa u vënë në diskutim në kryesinë e Komisionit dhe sipas rregullave të Komisionit, ne kemi një kalendar punimesh dhe ato janë prioritare për seancën e së enjtes, do mbledhim Kryesinë dhe do t;ju njoftojmë vendimin, është e kotë për ta vijuar këtë diskutim, jam shumë e qartë, kam qenë shumë korrekte, duhet të zbatojmë rregullat, dhe nuk e përcaktoni dot datën dhe orën, se është çështje e organizimin punës së Komisionit,  të rakordohen kalendarët, të komunikohet me të gjithë ato që janë të ngarkuar me detyra për realizimin e kalendarëve të miratuar për të vendosur data dhe orë, keni të drejtë për të bërë kërkesën, ama ne nuk mund të vendosim datën dhe orën që keni kërkuar ju. Kam kërkuar që të mblidhet Kryesia e Komisionit dhe do të vendoset shqyrtimi i çështjes suaj, kam komunikuar me bashkinë e Tiranës, kam informuar zonjën Cupi dhe i kam thënë që mund të kërkojmë informacion të detajuar, kam kërkuar më shkrim informacion zyrtar në të gjitha institucionet, jemi në përputhje me të gjitha rregulloret.

 Gazment Bardhi: Pa penguar punën, sot mund të kishte qenë pika 3 e rendit të ditës, sikundër mund të bëjmë pasdite, se nuk ka një rregull që ky komision punon vetëm 2 orë në ditë, por datën, orën dhe çështjen e cakton kërkyesi, jo kryesia, dhe nuk ka lidhje me çështjen e kalendarit, se për këtë nuk ka një kërkesë, kemi kërkuar seancë dëgjimore, nëse për ju respektimi i pronës, nuk është çështje urgjente, për ne po. nëse do humbim 3 javë kohë, ato shtëpi u prishën dhe nuk kemi çfarë të diskutojmë.

Klotilda Bushka: Unë ua dhashë përgjigjen time, do të futet në kalendarin e punimeve të Komisionit, unë rregulloren do e zbatoj. Për mua urgjenca e kësaj çështje është njësoj si çështjet e tjera në rend dite. Kam qenë shumë rigoroze në zbatimin e saj, kam mbledhur kryesinë e Komisionit për këtë çështje. Nuk ngeli urgjenca sot pas 6 muaj. Për mua kanë të njëjtën rëndësi të gjitha çështjet që ka komisioni. Këtë debat do ta trajtojmë në mbledhjen e kryesisë së Komisionit menjëherë pas kësaj mbledhje. 

Dashnor Sula: Kërkoj ta lini në datën 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit. Është për të ardhur keq, me gjithë respektin për ju, që ë arrijmë në këtë nivel që të recitojmë nenet e rregullores për një çështje që është aq sensitive. Më vjen keq që arrijmë në këto nivele. Do ishte shumë e moralshme që që të enjten që kemi bërë një propozim këtu për ngjarjen që po ndodhte në 5 Maj, mund të jenë të drejta ose jo,  s’ka asgjë të keqe që ne të marrin informacion nga bashkia apo aktorët e përfshirë në atë proces. Ka problematikë, ka pretendime, por në fund të fundit ne si komision, por në fund jemi edhe komision i të drejtave të njeriut që në çastin më të parë ne të mblidheshim. Ju e keni thënë që për nevoja emergjente qeveria ka nxjerrë 36 akte qeveria. Atje po shembet po bëhet nami, po na akuzoni se kemi interesa atje, ti dëgjojmë kush janë këto firma. Po hyjmë në këtë lloj debati është e turpshme.

Dhurata Çupi: Të jeni seriozë me këtë kërkesë sepse nuk e kemi për shoë, por është një hall i madh. unë besoj që sot të vendosim sa më shpejt, të thirrurit në dëgjesë publike janë në Tiranë. Mund t’i thërrasim që sot pasdite. Axhendat e tjera shtyhen.

Shembja e 7 banesave (nga 430 në total) që preken nga projekti i rindërtimit në zonën e '5 Majit' në Tiranë u shoqërua me tensione mes banorëve dhe Policisë. Banorët bënë rezistencë, pasi sipas tyre shembja e banesave ishte kundër ligjit, duke theksuar se ato nuk kanë bërë asnjë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës sa i përket bonusit të qirave dhe se nuk dinë se ku të shkojnë. Nga ana tjetër, siç është raportuar më herët, shumica e banorëve që janë prekur nga projekti i lagjes së re te “5 Maji” janë dakordësuar dhe kanë filluar nënshkrimin e marrëveshjeve me Bashkinë e Tiranës për t'u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?