DEBATET/ Ndreca shpërthen ndaj Vokshit: Keni vrarë 4 veta në Bulevard e 28 të tjerë në Gërdec

9 Tetor, 11:47| Përditesimi: 9 Tetor, 12:46

  • Share

 

Mes debateve të ashpra në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për drejtimin e mbledhjes, nënkryetari socialist Plarent Ndreca ka shpërthyer ndaj Vokshit duke i kujtuar 4 vrasjet e 21 janarit e vrasjet e Gërdecit, në kohën e qeverisë Berisha. 

Ndreca: Të ishte fati në dorë tuaj, do ishim rrahur, do ishim vrarë si në Bulevard, do ishim të gjithë në burg

Vokshi: I vrau Edi Rama 4 vetat.

Ndreca: Ti lexon vendimet e PD, jo të Strasburgut. Po të ishte fati në dorën tuaj do ishim në burg.

Vokshi: Do jeni të gjithë se keni abuzuar. Do shkoni.

Ndreca: Keni vrarë 28 veta në Gërdec, e 4 veta në bulevard, nuk bëni dot moral. Ne s’kemi vrarë njeri, ju keni varrë. Do ju lënë aty ku jeni shqiptarët.

Vokshi: Ju po vrisni njerëz çdo ditë, shko te onkologjiku, vrasje në masë, se mbuloni këta afera.


Lajmi kryesor:

Përplasje të ashpra në Hetimorin e Shëndetësisë! Ndreca: Me 4 mijë veta do e merrni pushtetin?! Vratë më 21 Janar e në Gërdec! Vokshi i shkul 4 herë mikrofonin! PS vijon mbledhjen vetëm


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?