Grida Duma dhe Evi Kokalari

Politikë

Debati në Kuvend, mesazhi i Yuri Kim dhe gjuha dhunuese e 'amerikanes' së Berishës: Grida Duma të nxirret zvarrë nga zyra

16 Nëntor 2021, 13:41| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 13:52

  • Share

Për një orë me radhë seanca e sotme plenare në Kuvend, ku po diskutohej për buxhetin e vitit 2022, u shoqërua me përplasje dhe gjuhë të ashpër kryesisht me grave deputete, ndërkohë që flitej për sjelljen etike. E gjitha nisi nga një deklaratë e deputetes së PD-së Grida Duma, e cila u tha deputeteve dhe ministreve të PD-së se do ato nuk ekzistojnë politikisht, pasi sipas saj bëjnë çfarë ju thotë Edi Rama. Por këto akuza nuk u pranuan nga deputetet e PS-së të cilat kërkuan që të ruhet kodi i i sjelljes.

Debatet dhe ofendimet personale ndërmjet deputetëve, nuk munguan edhe një ditë më parë në Kuvend, ku tërhoqën edhe vëmendjen e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila u tërhoqi vëmendje deputetëve për gjuhën e papranueshme dhe degraduese ndaj grave, aq më tepër e transmetuar në televizion nga Parlamenti. Ambasadorja u kërkoi liderëve politik në vend që të jenë më të përgjegjshëm për shembullin që ata japin.

Por me një gjuhë të dhunshme, Evi Kokalari aktivistja amerikane krah Sali Berishës, bënte thirrje dje publikisht që deputetja e PD-së Grida Duma të nxirret zvarrë nga zyra.

‘Demokratët janë të entuziazmuar kur flet Sali Berisha. Në thelb, PD po shkatërrohet nga Soros, sepse Soros ka punuar për të shkatërruar opozitën e vendit në Shqipëri. Për Grida Dumën, nuk duhet të jetë deputete. Ajo duhet nxjerrë zvarrë nga zyra, sepse po luan me ne të gjithë”, u shpreh Kokalari.

Një deklaratë kjo fyese dhe madje dhunuese për deputeten e PD-së, në një kohë kur duhet të përcillen mesazhe solidariteti dhë respekti midis grave në jetën publike...

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/11/2021 02:23

    Kjo KOKA-QUANON-i duhet ne rradhe te pare te shpjegoje sesa kohe do te vazhdoje t'i beje shoqeri Berishes dhe me cfare shpenzimesh qendron aty,sepse ose paguhet nga Sala,ose i eshte premtuar dicka per te ardhmen,ndoshta post?Kushton shume qendrimi ne Shqiperi,per nje kohe kaq te gjate sa ka kjo.Duhet te jesh ose shume i pasur,ose te kesh nje pune aty,qe t'a perballosh.Ne rradhe te dyte,meqe eshte shtetase e huaj,por ben lobim per Salen qe eshte shtetas shqiptar,a eshte regjistruar si agjente ne sherbim te te huajve,prane zyrave perkatese amerikane?Sa per fjalet e saj per Dumen,s'ka asgje per t'u cuditur;kur degjon ate eshte njelloj si te degjosh Trump.

    Përgjigju
  • mirini: 16/11/2021 17:12

    Kjo Grida Duma po del vertete nje grua "E Forte". BRAVO!

    Përgjigju
  • Koli: 16/11/2021 16:15

    Evi Kokalari ka dhe nje tjeter mbiemer grek. Lobi grek ne amerike eshte shume i forte. Kujdes nga greku vellezer dhe motra…….

    Përgjigju
  • Anila: 16/11/2021 15:06

    Per mendimin tim Kokalari ka probleme me shendetin mendor, pasi duket qarte qe nuk eshte mire por sa me teper fyen nje grua aq e shpifur e me probleme duket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?