Debati për 15 kushtet, Braimllari: PE sinjal Ramës të futet në binarët e kushtetutshmërisë, Bushati: Zhvillim pozitiv, dera në BE e hapur (VIDEO)

20 Qershor 2020, 16:45| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 16:54

  • Share

Parlamenti Europian ka miratuar mbrëmjen e 19 Qershorit amendamentin e partive të djathta evropiane për Ballkanin Perëndimor. Pjesë e këtij amendamenti ishte edhe Shqipëria, për të cilën Partia Demokratike shprehet se vendit do t'i duhet të plotësojë 15 kushte, përpara se të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për negociatat.

Në të njëjtën linjë me Partinë Demokratike qëndron edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, i cili heq përgjegjësinë e veprimeve të fundit politike të opozitës duka ia deleguar përgjegjësinë për plotësimin e këtyre detyrimeve mazhorancës. Sipas tij, e vetmja pikë ku opozita duhej të jepte kontributin e saj, është Reforma Zgjedhore.

“Është një sinjal, i cili kërkon që të fusë Edi Ramën në shinat e kushtetutshmërisë dhe të përgjegjësisë që duhet të marrë mazhoranca. Në realizimin e këtyre 15 kushteve, detyra kryesore e opozitës kishte të bënte me Reformën Zgjedhore. Opozita u ul në tavolinë, ngriti grupet e punës, gjeti dakordësinë me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve. Opozita i përmbushi detyrimet e saj për integrimin. Përgjegjësitë e tjera janë të Edi Ramës dhe kjo thirrje shkon drejtpërdrejtë për të” shprehet Braimllari.

Por për socialistin Ervin Bushati dyert e BE janë të hapura për Shqipërinë dhe se shumë shpejt ëndrra e shqiptarëve do të bëhet realitet. Pikërisht për t’ju afruar këtyre dyerve, mazhoranca sipas tij , ka dyfishuar përpjekjet.

“Shqipëria shumë shpejt do të nisë negociatat dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Sot jemi në një rrugë të pakthyeshme drejt BE. Dera është hapur, është në dorën tonë sa shpejt do të futemi. Nuk ka më pikëpyetje nëse do të ketë zgjerim apo jo, por është situatë negociimi, ku kushtet dhe detyrimet janë pjesë e rrugëtimit drejt BE” thotë Bushati.

Miratimin e amendamentit të partive të djathta evropiane ai e sheh si një sinjal pozitiv që i jepet Shqipërisë.

“Mendoj që është një zhvillim pozitiv. Pavarësisht se vjen nga një grupim i djathtë, por në dorën e vendeve anëtare është vullneti i mirë që të pranojnë sa më shpejt anëtarsimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.” thotë deputeti socialist.

Sipas opozitës, për Shqipërinë janë vendosur këto 15 kushte:

PLANI ME 15 KUSHTE PËR INTEGRIMIN SIPAS PD:

1- Miratimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR

2- Financim transparent i partive politike dhe i fushatave elektorale, duke siguruar zbatimin e vazhdueshëm të reformës në drejtësi, përfshirë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë në konsideratë, ekspertizën  ndërkombëtare, përfshirë opinionin e Komisionit të Venecias.

3- Finalizimi i ngritjes së strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

4-Forcimi më tej i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

5- Trajtimi i fenomenit të azilkërkimit të pabazë dhe riatdhesimet.

6- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias

7- Nisja e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë kaluar vetingun

8- Nisja e procedimeve penale kundër atyre që janë akuzuar për blerjen e votës. 

9- Prova të vazhdueshme në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen e procedimeve kundër zyrtarëve të lartë publikë dhe politikanëve.

10- Progres i prekshëm, në lidhje me reformën në administratën publike

11- Zbatimi i reformës zgjedhore

12- Vendim final për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.

13- Progres i mëtejshëm për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e minoriteteve.

14- Adoptimi i logjit për censusin e popullatës në përpjthje me rekomandimet e Këshillit të Europës

15- Avancimi me procesin e regjistrimit të pronave.

Tabelë 15 Kushtet.

Pretendimet e opozitës për këto 15 kushte i përgjigjet vetë Kryeministri Edi Rama.

"Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s'bëjnë 42 në asnjë vend të botës!  Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t'u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 20/06/2020 17:56

    O te kem 2 bythe nje ta mbaj dhe nje ta caj. Kur flet dhe ky kllufi i leshitlikes Epshurr Edhjet barkderr brahimkari per politike eshte tja fuseh vehtes.shko or plak tek shpellaret e unazes se ate pune di te besh ti.po ate Erlol brahimkarin e leshelise vella e ke or spurdhjak. Po si jeni gjithe nje prerje ju te leshitlikes. I shkofsh prapa Kejdi dhembcakalles o trap.

    Përgjigju
  • Demi: 20/06/2020 17:49

    O Bushat po flet si ata jashtetoksoret. Apo I ke fute ilacin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?