Qyteti i Kukësit ngeli pa drita për shkak të një defekti, OSHEE: Situata u normalizua

3 Dhjetor 2021, 20:06| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 20:55

  • Share

KUKËS- Për shkak të një defekti në rrjetin elektrik, qyteti i Kukësit mbeti pa energji elektrike.Ndërkohë, edhe rrethinat e Kukësit kishin mbetur në errësirë.

Me një njoftim zyrtar OSHEE bëri me dije se u bë e mundur ndërhyrja në rrjetin elektrik dhe situata është normalizuar.

“Për shkak të defektit në linjën e OST Kalimash-Kukës, ka mbetur pa energji NST Rexhepaj që furnizon me energji qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij. Pas manovrimeve, u bë e mundur vënia në punë e nënstacionit dhe gradualisht po normalizohet situata e furnizimit me energji në të gjtiha zonat e prekura nga defekti”, njoftoi OSHEE.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?