Kronikë

'Defender 2021'/ Nis stërvitja në bregdetin e Durrësit, manovra me makinat amfibë të ushtrisë amerikane, të përfshirë edhe ushtarë të FA (FOTO)

5 Maj 2021, 11:54| Përditesimi: 5 Maj 2021, 15:03

  • Share

DURRËS- Një ditë pas ceremonisë zyrtare, ka nisur që qytetin e Durrës stërvitja "Defender Eurpe 21". Report Tv sjell foto nga stërvitja, ku siç shihet në qytetin bregdetar janë kryer manovra me makinat amfibë të ushtrisë amerikane. Të përfshirë në stërvitje janë edhe ushtarë të Forcave të Armatosura Shqiptare.

‘Defender Europe 21’ është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.

Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë. Ajo do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?