Foto nga mbërritja e mjeteve të ushtrisë amerikane në Portin e Durrësit

Kronikë

'Defender 21', AP publikon foto nga mbërritja e ushtrisë amerikane në Portin e Durrësit: Zbarkimi më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore

1 Maj 2021, 17:10| Përditesimi: 1 Maj 2021, 19:38

  • Share

Stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë është gati të ngrejë siparin, ndërsa Porti kryesor i Durrësit ka mirëpritur një fluks të madh kontejnerësh dhe kamionësh të mëdhenj përpara stërvitjeve të NATO-s.

Ndërsa shkruan pikërisht për këtë ngjarje, Associated Press thotë se një përqendrim i tillë automjetesh ushtarake nuk ishte parë në vendin tonë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke publikuar edhe disa foto nga zbarkimi në Portin e Durrësit.

"Kanë qenë rreth 700 mjete dhe pajisje të tjera ushtarake nga Brigada e 53 e Floridas që u shkarkuan në Durrës nga anija USHNS Bob Hope gjatë ditëve të fundit. Këto të fundit do të përdorën për stërvitjen e madhe ushtarake të NATO-s “Defender-Europe 21”. Kjo stërvitje ka në fokus parandalimin e agresionit dhe ndërtimin e gatishmërisë operacionale me NATO-n dhe një numër më të madh të aleatëve dhe partnerëve", shkruan Associated Press.

Defender-Europe këtë vit ka përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 kombe për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se një duzinë kombesh, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkanin.

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1.000 trupa në atë që Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti "një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe rajon".

Ora 19:07
Ministri rus i Mbrojtjes, i shqetësuar nga zbarkimi amerikan në Shqipëri: Po monitorojmë

1619888955_1920pxSergeyShoyguInnovationDay2013part1.width800iUYUijP.jpg

Ditën e sotme në Portin e Durrësit zbarkuan një numër shumë i madh forcash dhe pajisjesh ushtarake amerikane për stërvitjen 'Defender Europe 2021'.

Por kjo nuk shikohet me sy të mirë nga Rusia.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shojgu, i cituar nga RIA Novosti, mësohet se është shprehur se Rusia po monitoron nga afër dërgimin dhe hapjen e forcave të NATO-s në Evropë gjatë stërvitjes “Defender Europe".

 “Po vëzhgojmë dërgimin e brigadës së 53-të të këmbësorisë të divizionit të 29-të të Gardës Kombëtare të SHBA, e cila mbërriti në portin shqiptar të Durrësit. Së bashku me ta 750 njësi të pajisjeve ushtarake”, tha ai para disa ditësh.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptar %: 01/05/2021 21:50

    Fuck rusia

    Përgjigju
  • Mali: 01/05/2021 21:42

    Stervitja nuk shikohet mire nga Ruset. Nuk eshte habi. E drejta jone te mbrohemi.

    Përgjigju
  • Beni: 01/05/2021 20:34

    Nuk vie rrufeja ne hale

    Përgjigju
  • One: 01/05/2021 20:02

    Zoti e bekofte USA

    Përgjigju
  • Andi: 01/05/2021 17:26

    zoti na rujte mos po bejne ndonje gabim dhe godasin presidencen, na vrasin Lirin me gjithe Mone.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 01/05/2021 19:48

      Nese fillohet me likeleshin duhet te vazhdoj domosdoshmerisht me kryeministrin@kryetarin e kuvendi ne detyre duke vepruar njekohesisht ne thellsi e gjersi BerishaNano@BodeBeqa dhe tere te korruptuarit ANTISHQIPTARE te gjalle mbi dhè@klyshet e tyre qe i bene deputete ne zgjedhjet e fundit...ndryshe ky vend e ky popull nuk ka te ardhme.

    • Moku: 01/05/2021 18:16

      Mos u merzit se i mbron Ramka me Erjonin e tij.

    • Like cfloriri: 01/05/2021 18:01

      Do zoti se shpetojme njehere e mire

  • Beqir: 01/05/2021 16:58

    Mos eshte zbor si ne kohen e xhaxhi ENVERIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?