Politikë

Dega e PD në Elbasan publikon emrat pro Berishës: 272 delegatë nga 409 në Kuvendin e 11 dhjetorit! Report Tv telefonon delegaten: Nuk e di se çfarë kam firmosur

27 Nëntor 2021, 12:25| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 17:04

  • Share

Bledi Himçi, Sekretar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, ka dalë nga Selia blu në Tiranë dhe ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të cilët sipas tij kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor të kërkuar nga Sali Berisha

"Prej dy javësh hidhet baltë mbi procesin e hedhjes së firmave në Elbasan. ka qenë një prej proceve më demokratike. Të gjitha kanë firmosur me bindje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e Partisë Demokratike  272 nga 409, 67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e PD-së në datën 11 dhjetor", tha Himçi.

Report tv nga një foto që i bëri listës gjatë kohës që përfaqësuesi i degës bënte deklaratën, telefonoi rastësisht disa nga numrat e firmëtarëve. Njëra prej tyre është Xhiljola Ruda, që ngre dyshime nëse vërtetë ka firmosur apo jo dhe për më tepër nuk është e qartë se për çfarë bëhet fjalë.

"Po më duket kam firmosur po. Kam firmosur që të ndjek çështjen, se s'jam shumë e informuar", tha ajo. 

Kujtojmë se ditën e djeshme kanë qenë dega 7 e PD në Tiranë e cila ka bërë publike emrat pro Berishës.  Sekretari i Degës 7 njoftoi se nga 86 delegatë kanë firmosur 46 për t'ju bashkuar Sali Berishës.

"Nga 86 delegatë që ka dega 7, 46 prej tyre kanë firmosur për mbledhjen e delegatëve të 11 dhjetorit. Vetëm 3 kanë kërkuar të mos u bëhen publik emrat", tha ai. 

Edhe dega 9 e PD në Tiranë zbuloi emrat e delegatëve që do i bashkohen kuvendit më 11 dhjetor.

Disa ditë më parë Agron Shehaj telefonoi delegatët e njësisë 5 dhe 7 zonë ku është deputet, por nga ky proces dolën zbuluar dhe manipulime me firmat  e delegatëve. Një ditë më parë një prej delegateve i kërkoi Edi Palokës t'i vihet në dispozicion formulari, por për të ende nuk ka një përgjigje.

Jashtë kameras, Paloka tha për gazetarët se roli i tij është vetëm i magazinuesit dhe nuk bën verifikime se formularët e kujt delegatëve ndodhen në zyrën e tij. Deri tani, publik emrat e delegatëve që do të bëhen pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit i kanë publikuar vetëm 4 nga 72 degë në të gjithë vendin.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/11/2021 02:03

    Nuk jane kufoma politike,jane injorante,jo te gjithe,por ka mjaftueshem.Si ka mundesi,qe nuk di nese ka firmosur dhe per cfare ka firmosur.?! Mbajeni mend pergjigjen e kesaj <<anetares>>,me te tille persona,e te tilla firma jane bere disa nga monstruozitetet me te medha ne bote,perfshi dhe ardhjen e qendrimin ne pushtet te disa prej diktatoreve me famekeq te botes.Nje pjese kane qene fanatike te terbuar kauzash,nje pjese servile e interesaxhinj,nje pjese frikacake,nje pjese indiferente dhe nje pjese injorante.Kjo <<anetarja>> hyn ne kategorine e fundit.

    Përgjigju
  • XXX: 27/11/2021 13:42

    Jeni kufoma politike te gjithe ju langot e Berishes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?