Lajmet për arrestimin e një tjtër ish-funksionari serb të policisë së Kosovës ka rritur tensionet. Serbwt pretendojnw se Sllogjan Trajkoviç wshtw prangosur nga policia e Kosobws. Lista Serbe dënoi ashpër arrestimin për krime lufte të Trajkoviç dhe shtoi se ky është një hap tjetër drejt destabilizimit të situatës dhe pjesë e planit të Albin Kurtit për të vazhduar shtypjen dhe persekutimin e serbëve nga vendlindja e tyre.
Por Prishtina ka mohuar se një ish-pjesëtar serb i këtij institucioni është arrestuar në Mitrovicë të Veriut. Sipas një njoftimi për media, Policia i cilësoi këto informacione si “spekulime nga disa mediume serbe”.
“Spekulimet e radhës nga mediumet serbe janë se kinse Policia e Kosovës edhe sot ka arrestuar një person [ish-policin Z.M] në Mitrovicë Veri, si dhe kinse Policia e Kosovës, në veri të vendit ka penguar punonjësit e elektrodistribucionit për të kryer riparime të një defekti në rrjetin elektrik”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia shtoi se nuk ka informacione zyrtare për këtë arrestim, e as për pengimin e ndonjë punonjësi në veri që kryen detyra zyrtare. Ky reagim i Policisë së Kosovës vjen pasi disa media serbe raportuan se një ish-pjesëtar i Policisë, i identifikuar si Zoran Mihajlloviq, u arrestua në Mitrovicë të Veriut më 16 dhjetor.
Ndërkohë nga pika e kalimit të Merdares, autoritetet serbe këtë të premte i kërkuan zyrtarisht KFOR-it kthimin e 100-1000 pjesëtarëve të forcave të sigurisë serbe në territorin e Kosovës sipas Rezolutës 1244. Vendimi u mor mbrëmë nga qeveria e Beogradit, unanimisht siç tha Aleksandar Vuçiç, i cili vuri në dukje se KFOR-i ndoshta nuk do ta pranojë kërkesën e Serbisë. Vuçiq tha gjithashtu se pret presion më të madh për shkak të Kosovës dhe Metohisë dhe se u tha përfaqësuesve ndërkombëtarë se anëtarësimi i Kosovës në OKB është i papranueshëm për Serbinë.
Vendimi i Qeverisë së Serbisë është marrë si pasojë e tensioneve të fundit në veri të Kosovës, ku barrikadat serbe po vazhdojnë për të shtatën ditë , duke protestuar për arrestimin e ish-polici Dejan Pantiç dhe praninë e njësive speciale të Policia e Kosovës në veri.
KFOR ka shtuar praninë e trupave në veri të Kosovës. Me anë të një njoftimi, KFOR bën me dije se e gjithë situata e krijuar po minotorohet nga afër. Ndërsa u kërkohet të gjithë aktorëve ndikues të Serbisë dhe Kosovës që të përmbajnë shfaqjet provokuese që mund të nxisë tensione.
Për shkak të situatës së krijuar ditëve të fundit, KFOR lajmëron se ka pasur shtim të trupave në veri të Kosovës për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në vend.
Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër serb. Lajmi është bëre më dije nga vetë policia e Kosovës përmes një njoftimi për mediat. Pas këtij arrestimi ka reaguar, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç,i cili pretendon se i arrestuari është ish-polici serb, Sllagjan Trajkoviç.
“Si po shfaqen papritmas provat kundër serbëve, sapo u larguan nga institucionet, e që nuk ekzistonin derisa ishin pjesë e institucioneve të Kosovës", ka shkruar Petkoviç në Tëitter.
Policia e Kosovës ka arrestuar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas prokurorisë, ai dyshohet se ka marrë pjesë në vepra që lidhen me keqtrajtim, maltretim, plaçkitje, vrasje të civilëve dhe shpërngulje me dhunë të banorëve të Vushtrrisë gjatë vitit 1999.
“Dyshimet e Prokurorisë Speciale konsistojnë në faktin se i pandehuri S.T. së bashku edhe me persona të tjerë të uniformuar ka marrë pjesë në në ofensivën ushtarake të datës 06.04.1999, në fshatin Reznik, Komuna e Vushtrrisë dhe në ofensivën e datës 02.05.1999, në qytetin e Vushtrrisë", u tha në njoftim.
Pas pretendimeve të Petkoviç, ka reaguar policia e Kosovës që ka mohuar se një ish-pjesëtar serb i këtij institucioni është arrestuar në Mitrovicë të Veriut. Sipas një njoftimi për media, Policia i cilësoi këto informacione si “spekulime nga disa mediume serbe”.
“Spekulimet e radhës nga mediumet serbe janë se kinse Policia e Kosovës edhe sot ka arrestuar një person [ish-policin Z.M] në Mitrovicë Veri, si dhe kinse Policia e Kosovës, në veri të vendit ka penguar punonjësit e elektrodistribucionit për të kryer riparime të një defekti në rrjetin elektrik”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në BE. Abazoviç shkruan se do ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin drejt unionit.
“Ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane. RK do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së!”, shkroi Abazoviç.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar kërkesë nga Serbia lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.
“Aktualisht jemi duke e shqyrtuar” këtë kërkesë, u tha në përgjigjen e KFOR-it dërguar Radios Evropa e Lirë.
“KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, shtoi ky mision.
Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, është i bindur se Serbisë nuk do t’i aprovohet kërkesa për kthimin e ushtarëve dhe policëve në Kosovë, megjithatë shprehet i kënaqur që të paktën Serbia ka vendosur të bëjë kërkesë dhe jo të veprojë në mënyrë unilaterale.
“Është më mirë që Serbia, publikisht dhe në mënyrë transparente, i ka kërkuar KFOR-it t’i kthejë trupat në Kosovë e jo ta bëjë këtë në mënyrë unilaterale, apo sekrete, pasi kjo do të ishte ekstremisht provokuese në rrethanat aktuale”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.
Ai beson se edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është i vetëdijshëm se kjo kërkesë nuk do t’i aprovohet, por thotë se ky është një “veprim politik, sepse ndoshta ai [Vuçiç] ndjen se mund ta arrijë një fitore në marrëdhënie me publikun, pa e ndryshuar realisht situatën në terren”.
Vuçiç ka thënë se Serbia është duke kërkuar kthimin e 100 deri në 1.000 trupave në Kosovë, “sipas Rezolutës 1244” të Kombeve të Bashkuara.
Shea – i cili ishte zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë – thotë se kjo rezolutë ia lejon Serbisë të kërkojë kthimin e trupave, por vetëm në rrethana të caktuara.
“... në rrethana të caktuara, kryesisht sa u përket kontrolleve kufitare. Ideja ishte që të ketë koordinim në kufi për të parandaluar incidente, për të luftuar vjedhjet, trafikimin ilegal, për mbrojtjen e minoriteteve, të monumenteve”, thotë Shea.
Britaniku, i cili ishte pjesë e NATO-s deri në pensionimin e tij në vitin 2018, shton se kthimi i trupave serbe në Kosovë do të lejohej vetëm “nëse ndihmon në qetësimin e situatës”.
“Është shumë e rëndësishme që KFOR-i vendos nëse kjo do të jetë e dobishme apo jo. Dhe në atmosferën aktuale, qartësisht të tensionuar mes Prishtinës dhe komunitetit serb të Kosovës, rrethanat aktuale janë dukshëm në të kundërtën – një gjë e tillë do ta përshkallëzonte situatën”, shprehet Shea.
Ai përkrahi përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në kërkesën që vetë serbët lokalë t’i largojnë barrikadat e ngritura më 10 dhjetor në veri dhe iu bashkua thirrjeve që Kosova dhe Serbia të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Fatkeqësisht, sot në veri të Kosovës ka ende njerëz me pikëpamje shumë ekstreme, radikale, që nuk duan të bëhet asnjë lloj përparimi, dhe stagnimi aktual, meqë çon në dhunë, i përshtatet më shumë agjendës së tyre”, shtoi ish-zëdhënësi i NATO-s.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se është ende në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
“Më së miri do të ishte që të hiqen nga ata që i kanë vendosur, mirëpo ata që i kanë vendosur ato barrikada janë vendosur edhe vetë në barrikada, madje me armatim. Nuk janë këto barrikada civile dhe, në anën tjetër, ne kemi dhënë kohën e kërkuar prej KFOR-it që ata ta bëjnë heqjen e këtyre barrikadave, dhe ministri ynë i Punëve të Brendshme po pret”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin lokal në Kosovë, ATV.
Ai ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës nuk mund të qëndrojnë aty, “jo vetëm pse shkelin ligjin dhe lëvizjen e lirë, por në të njëjtën kohë edhe për shkak se vetë qytetarët serbë janë më të bllokuarit”.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 13 dhjetor, tha se pret që barrikadat e ngritura në veri të Kosovës, të hiqen nga personat që i kanë krijuar ato.
Ndërsa i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se preferon rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri dhe jo përmes buldozerëve.
Gjashtë barrikadat e ngritura më më 10 dhjetor, bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ndaj u caktua një muaj paraburgim./REL
kerkesa? Ju lutem zoti KFOR a mund te futem pak ne Kosove me ushtrine time?
Përgjigju