Degradimi i rrugës që lidh Fushë-Milotin me autostradën Lezhë-Laç dhe disa fshatra të Kurbinit, ngriti në protestë banorët.
Banorët u mblodhën në afërsi të autostradës, duke kërkuar ndërhyrje në këtë segment rrugor me gjatësi 5 km që është dëmtuar plotësisht, pasi asfalti është çarë në disa pika dhe janë hapur gropa të mëdha. Kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë që marrin inerte në Lumin Mat kanë krijuar këtë situatë thonë banoret e Fushë Milotit.
“Ne jemi mbledhur për dëmtimin e rrugës së Fushë Milotit nga Shullazi deri në autostradë. Nuk kalojnë dot fëmijët, ka pluhur e baltë. Kjo rrugë ka vite kështu dhe nuk vihet dorë. Të bëhet rruga, të pastrohet rruga, të vijnë fëmijët, të kalojnë makinat pa dëmtime. Nuk duhet zhavorr po asfalt se kur bie shi, zhavorrin e nxjerrin sërish gomat e kamionëve. Kamionët janë shqetësimi kryesor. Ka edhe ferra e kallama rrugës, po të shkosh në Bashki thonë e ka ARRSH.
Ky shqetësim ka shumë vite. S’ka vënë njeri në dorë. Fëmijët dridhen nga kalimi i kamionëve.
Kanë 4 vjet që na thonë do e mbarojnë rrugën. Këta duan votat edhe neve të na lënë në rrugë të madhe. Kemi për ta mbaru thonë por pasi të vdesësh ti. Rruga pa banorë shiheni vetë. Çfarë është ky pushtet që na gënjen përditë, nuk jep llogari”, tha banorët.
Nëse nuk do të merren masa brenda 10 ditëve, banoret kërcënojnë me përshkallëzim të protestës deri më bllokim të rrugës.
“10 ditë kemi kërkuar afat për ta riparuar. Nëse nuk riparohet, fshati bllokon rrugën e nuk ka më lëshime. Kjo rrugë lidh 7 katunde”, tha banori.
Që prej ndërtimit të rrugës së re nacionale Lezhë-Laç, ky segment rrugor është lënë jashtë vëmendjes nga institucionet përgjegjëse, duke penalizuar qindra banor të këtyre zonave.
vendosni postobllok,,,,nuk merr vesh ndryshe edi rama ,,,dhe te gjithe kamionet te paguajne tarife mirembajtje...///
Përgjigju