Degradon ura 200-vjeçare në Derviçian, pengon lëvizjen e mjeteve bujqësore, tokat mbetën djerrë

12 Janar 2023, 15:33| Përditesimi: 12 Janar 2023, 15:48

  • Share

Kjo urë e rrënuar pengon lëvizjet e makinerive bujqësore e për pasojë tokat mbeten djerrë. Kryeplaku i fshatit Dervician, Filip Boboli, ka ngritur shqetësimin disa vjeçar te fermerëve, të cilët e kanë të pamundur të shkojnë tek tokat e tyre.

Ura që lidh fshatin minoritar me tokat bujqësore ka pësuar dëmtime në strukturë dhe bazament.

“Kjo urë është shumë e rëndësishme për fshatin tonë pasi fermerët e fshatit  dhe blegtorët kalojnë në këtë urë. Një makineri nuk kalon dot në këtë se është gati në të shembur dhe nuk kemi asnjë ndërhyrje nga institucionet e shtetit”, shprehet kryebashkiaku.

Nga ana tjetër Llambi Ngjelo drejtor i administrimit të ujërave dhe kullotave ne Bashkinë e Dropullit thotë se kanë hartuar një projekt për restaurimin e saj por nuk ka një datë se kur do nisin punimet.

“Kemi marrë ankesat dhe nga Kryeplaku i fshatit dhe anëtarët e fshatit. Kemi nisur hartimin e projektit final në lidhje me rikonstruksionin e urës dhe në mbajtjen e vlerave të rralla kulturore që ajo mbart”, shprehet ai.

Kjo urë mbi 200 vjeçare është mbi te gjitha monument kulture njëherazi ka një rol kyç për bujqësinë dhe blegtorinë e zonës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?