Ylli Manjani

Deklarata e Donald Lu për çështjen Tahiri, Manjani: Ky është kulmi i banditizmit

28 Maj 2018, 08:41| Përditesimi: 28 Maj 2018, 08:42

  • Share

TIRANE-Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së zyrtarit amerikan, Donald Lu se gjyqtarëve që po gjykojnë cështjen e Tahirit në Apel u është ofruar ryshfet. Manjani për këtë akuzon qeverinë, ndërsa e cilëson si kulmin e banditizmit.

Mbi gjykatën bëhet presion dhe ofrohen para”- thotë Ambasadori i SHBA, për gjykimin në Apel të masës së sigurisë së Saimirit.

Dmth qeveria, si e interesuar për këtë çështje, bën presion dhe ofron para si të gjithë “të fortët” e “trafikantët ”! Ky është kulmi i banditizmit!

Ylli Manjani

Sot Tahiri do të dalë para gjykatës, ndërsa dje në një prononcim për mediat, ambasadori amerikan në Tiranë i ka bërë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, pasi siç thotë ai, ka të dhëna se gjyqtarëve u është ofruar ryshfet, por pa specifikuar se cila palë është e përfshirë në këtë aferë.

Komento

Komente

  • Sopiqoti: 29/05/2018 08:16

    Dikur tek Manjani shifja nje politikan te se arthmes.Jam zhgenjyer.NUK I PUSHON GOJA DUKE BRCKOLLITUR.

    Përgjigju
  • Qytetari: 28/05/2018 20:03

    o malok pa floke cfare thua more D Lu kam degjuar thashetheme se palet kane afruar para nga dy anet Por nuk e di se sa mund te jete e Sakt por te jipet Drejtesi ceshtjes dhe Drejtesia e re e dha Verdiktin cfare ka ketu o kok zbasur Do ta kesh edhe ti rastin para Drejtesise Manjan do shikojme si do ti kalosh Akuzat e tua zullumet e tua para Drejtesise iziizi⚖️

    Përgjigju
  • Erik: 28/05/2018 10:34

    O hajdar kur ben dhe ti si analist i thelle. Tahiri ishte i mbrojtur nga imuniteti, pse duhet ta linte imunitetin dhe tani te paguante para' nen dore apo te kercenonte gjyqtaret per lirine e tij?! Mentori yt politik me bashkefshataren tende dhe Saliu jane te interesuar ta burgosin Sajen, keshtu qe presionin dhe parate me llogjike jane duke i paguar ata. Nese Lu e ka patur fjalen per Tahirin ne ate qe ka deklaruar, me vjen keq por eshte naiv per t'u besuar ky argument.

    Përgjigju
  • Sifi: 28/05/2018 10:20

    Manjan ,eshte turp qe ke qene minister i drejtesise ( qe sot eshte nje kancer per Shqiperine) po ti nuk e kupton mire shprehjen e zotit Lu . Ai po ta thot troc , se ka presion politik dhe kercenime qe Tahiri te denohet pa prova nga ana e opozites . Tani kush eshte banditi, ti qe se kupton ,apo qeveria dhe Tahiri qe nuk paguajne . Njeri ne kapele republike me mange te shkurtra vetem ty te kemi pare . Ik mer derdemen se u bere i neveritshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?