Deklarata e Ramës për Pjetrin/ PD: I njëjti skenar si me Rroshin, Frrokun, Bushin! Lojës me larje duarsh i erdhi fundi

13 Gusht 2019, 16:24| Përditesimi: 13 Gusht 2019, 16:33

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se PS-ja dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara deri sa të zbardhet e vërteta ligjore mhbi të shkuarën e kryebashkiakut.

Në një reagim të shkurtër, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi shkruan se ky është një skenar i ngjashëm që Rama ka përdorur me figura të tjera në PS, që akuzohen për të shkuar kriminale. Sipas tij, Rama po përpiqet që të largojë përgjegjësinë nga vetja dhe të bëjë fajtor të vetëm Pjetrin.

"Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet. Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki", shkruan Bardhi.

Postimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?