Dokumenti i publikuar nga PD-ja

Veliaj në 'Repolitix': PD s'ka ngritur padi ndaj meje për shpifje! Zhupa publikon dokumentet

14 Tetor 2020, 12:17| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 15:05

  • Share

TIRANË- Mashtrim e ka quajtur zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj në "Repolitix" se nuk ka asnjë padi ndaj tij për shpifje. Selia blu pretendon të kundërtën. Zhupa ka publikuar dokumente sipas së cilës është padia që demokratët kanë bërë, që vërtetojnë gjithashtu dhe se Veliaj është mashtrues.

"Mashtrimi është mjeshtëria e Veliajt! Partia Demokratike e ka paditur Veliajn për shpifjet e tij të vazhdueshme që kanë vetëm një qëllim: të largojnë vëmendjen nga dështimet flagrante të qeverisë dhe të bashkisë. Të cilat kanë varfëruar shqiptarët dhe rrënuar Tiranën. Paditë janë depozituar dhe Veliaj do të përgjigjet për shpifjet e tij. Mashtrimet e përditshme dhe kasetat me regji qëndrore nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësitë për shkatërrimin e Tiranës dhe shpifjet e përditshme", tha Zhupa.

Kjo vjen si një përgjigje nga kryebashkiakut, i cili mbrëmjen e djeshme në "Repolitix" në ekranin e Report Tv tha se PD nuk e ka paditur, por vetëm ka bërë deklarata për shtyp, megjithatë pavarësisht kësaj, ai shtoi se e ka dosjen gati dhe mezi pret që të përballet në gjykatë.

PD deklaroi se ka kallëzuar penalisht numrin një të Tiranës për 4 shpifje sipas tyre. Bëhet fjalë për deklaratat se Basha u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, se ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se i ka dhënë leje vetes për shtëpi e ka bërë kate shtesë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?