Ismail Qemali

Deklaratat e Ismail Qemalit nga Vjena për Dukën e Montpensierit dhe Kosovën

10 Nëntor 2019, 11:08| Përditesimi: 10 Nëntor 2019, 11:12

  • Share

“La France” ka botuar, të shtunën e 12 prillit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratat e Ismail Qemalit nga Vjena për Dukën e Montpensierit dhe Kosovën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Vjenë, 11 Prill. – Ismail Qemali mbajti deklaratat në vijim :

“Duka i Montpensierit erdhi në Vlorë pjesërisht për kënaqësinë e tij; ai dha 1000 franga për të varfërit e qytetit.

Duka më tha që donte të aplikonte për fronin e Shqipërisë; Unë refuzova t’i premtoj mbështetjen time.

Lajmi i publikuar nga një gazetë pariziane, sipas të cilit Duka i Montpensierit është shpallur Dukë i Shqipërisë, është i pabazuar.”

Ismail Qemali shtoi se ai ishte larguar nga Vlora për të protestuar personalisht ndaj kancelarive evropiane kundër mospranimit të Kosovës në Shqipëri./ Darsiani.com

Artitkulli i “La France”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?