Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të Ramës për SPAK. Duke e quajtur Ramnë ‘peshkaqeni kryesor i inceneratorëve’, ajo është shprehur se ai po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Sipas saj ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!
“E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton.
Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 inceneratorët që janë 1 çështje. Korrupsioni dhe abuzimi janë gangrena e shtetit e shoqërisë tonë. Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë të inceneratorëve”, ka shkruar Tabaku.
Lajmi kryesor:
Kritikat e Ramës ndaj SPAK, 'Rithemelimi': Sulm që të mos hetojë aferat e qeverisë! Kryemadhi: Ka një histori me Dvoranin! Salianji: Kush e frikësoi Kryeministrin?
J.GJ./ReportTv.al