Arbër Braho

Politikë

Deklaroi se Vangjush Dako vijon të kontrollojë bashkinë e Durrësit, shkarkohet nënkryetari Arbër Braho, djali i ish-deputetit Spartak Braho

10 Nëntor 2021, 16:50| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 19:00

  • Share

DURRËS- Deklarata se Vangjush Dako vijon të drejtojë Bashkinë e Durrësit, i ka kushtuar vendin e punës, nënkryetarit, Arbër Braho, djali i ish-deputetit socialist Spartak Braho. Report Tv mëson se Braho është shkarkuar ditën e djeshme nga detyra.

Vendimi është firmosur nga kryetarja aktuale, Emiriana Sako, e ndërsa në dokumentin që ka siguruar Report Tv, nuk është dhënë asnjë arsyetim. 

Çfarë tha Arbër Braho për Vangjush Dakon?
Ishte një status i tij në rrjetet sociale,  i cili hidhte akuza të forta për Vangjush Dakon, duke e cilësuar si hajdut e që “s’po lënë të marrë frymë qyteti nga vjedhjet”.

“O xhuxh 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mudn rë them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetar i grupit të hajditëve që vet ti ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës mbas ikjes tënde dhe s’po e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave dhe të stilolapsave, normalisht s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe do merrni dhe atë hidrovorit apo e kam gabim. E që s’kam fol deri tani që thua ti, jo se ishte pjesë e ju hajdutëve, më vinte zot mua që vidhnit ju”, ka thënë më herët Braho.

1636561988_6.jpg

Dokumenti për shkarkimin e Arbër Brahos

Postimi i Arbër Brahos në whatsapp

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tr1920: 10/11/2021 17:42

    Pyte i her babin para se me fol o Arbër ????Deshe ti zijr venin po të qitën jasht loje.Do byç kryetarlliku o kaçurrels.Sa për vjedhjet ene ju si shpi nuk jeni larg.Nomin keni bo në port tu kalu atë gjon.Heshtja ësht më e mira për ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?