RExhep Meidani dhe Ilir Meta

Dekorohet në ditën e lindjes Rexhep Meidani, Meta: Shembull për politikanët e sotëm

17 Gusht 2020, 19:59| Përditesimi: 18 Gusht 2020, 07:44

  • Share

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar ish-Presidentin Rexhep Meidani  me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar", një nga vlerësimet më të larta të institucionit që drejton dhe shtetit shqiptar.

Ceremonia e dekorimit u organizua në 76 vjetorin e lindjes së ish presidentit Rexhep Meidani.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh për Meidanin si një shembull për politikanët e sotëm.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë kanë marrë pjesë edhe personalitete politike si Sali Berisha, Lulzim Basha, Bamir Topi, Bujar Nishani apo Pandeli Majko si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjiknushi.

"Rexhep Meidani jo vetëm ka arritur vlerat më të larta të edukimit, moralit dhe i dalluar gjithmonë për modestinë. Jeta politike e tij është e vlerësuar nga të gjithë shqiptarët. Si President në ’97- 2002. Jo vetëm në detyrën e kreut të shtetit, por edhe më parë ka kontribuar tek ideali për demokracinë. Duke investuar gjithë kapacitetin e tij politik dhe intelektual. Po ashtu për kontributin e Referendumit të ’98 për Kushtetutën. Forca e Kushtetutës qëndron në këmbënguljen e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Profesor Meidani njiher dhe vlerësohet për përpjekjet e tij edhe për çështjen e Kosovës. Ai ishte Presidenti i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, i mikëpritjes shqiptare.

Roli i Meidanit ishte vlerë e shtuar për forcat politike që u shfaqën në një front e një qëndrim. Personalitet i shquar edhe në fushën akademike. Si anëtar i ASH, mbajtës i shumë titujve që nga SHBA, Greqia e Mbretëria e Bashkuar, autori i botimeve shkencore, me të krenohemi kudo. Shembull për politikanët e sotëm", deklaroi Meta.

Dekorimi i Meidanit 'pajton' Bashën me Topin, Berisha trembet nga virusi, gotat trokiten në distancë
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ladi: 03/10/2020 21:12

    Rexhep Mejdani e meriton plotesisht nderimin qe ju be. Ai eshte: shkencetar i vleresuar nderkombetarisht; burre shteti qe drejtoi Presidencen pas katastrofes se vitit 1997 dhe riktheu paqen sociale ne vend; i pa perlyer e i pa perfolur per afera korruptive; familjar dhe qytetar i denje. Urime per dekoraten!

    Përgjigju
  • edi: 18/08/2020 14:15

    Ska me skandaloze mire ky qe eshte mashtrues dhe i pari ne listen e SPAK .Po Z.Mejdani si arrin re marre nga ky demagog dhe hileqar nje vleresim nga Kumandari i L.S,I-se skenderbeu me breke te shkurtra Meta Kaq rendesi kishte ne ate moshe nga nje person i edukuar dhe Human ne ate Komb se ai bllok qe ka traditen e Komunizmit te vleresoje vepren dhe jeten kontribuese te nje Presidenti i vecante i Shqipetaeve

    Përgjigju
  • LORA: 18/08/2020 09:32

    Keqardhje per derexhene e Rexhep Meidanit,,, paska qene mangut per vleresimin e atij me bllok ne dore. Turp.

    Përgjigju
  • Luani: 18/08/2020 08:58

    Respekte per z.Mejdani! Nje qytetar, profesor dhe president model.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 17/08/2020 23:11

    Mir e ke shembull ka qen Mejdani. Por ti e poshteruar kolltukun e presidenti mor legen. Ti je ber lolo qe neser kur ta lesh ate pozicion do te godasin me gur. TURP.

    Përgjigju
  • meti: 17/08/2020 23:10

    I dhate nje teneqe se se ish ne detyre teneqe pa vlere shperndahu, ky ka qene president i teneqeve as mish, as peshk mori rrogen 5 vjet kot.... Intelemtuali i teneqeve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?