Dekretoi 6 marsin si datë për zgjedhjet e pjesshme, Meta: Të rehabilitohet institucioni i votës së lirë! Vendimi për shkarkimin tim farsë dhe jashtë të gjitha afateve kushtetuese

20 Janar 2022, 13:21| Përditesimi: 20 Janar 2022, 16:01

  • Share

Nga Shkodra, presidenti Ilir Meta tha se zgjedhjet e 6 marsit do të jenë një moment i rëndësishëm për të rehabilituar institucionin e votës së lirë. Meta tha se do të dëshironte që në të gjitha bashkitë e vendit të zhvilloheshin zgjedhje, por këtë nuk e lejoi Gjykata Kushtetuese. Meta nuk pranoi që tu përgjigjet akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi se konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë.

‘Nuk dëshiroj të bëj replika as serioze as gazmore, është një moment i rëndësishëm për të rehabilituar institucionin e votës së lirë në vend. Është një proces që përfshin disa nga bashkitë kryesore të vendit. Problemet e me të cilat ndeshet vendi ynë kanë të bëjnë me respektimin që duhet të kenë të gjithë për respektimin e votës së lirë. Shumë pasoja kanë ardhur edhe për shkak të bojkoteve në të kaluarën. I nxis aktorët që të ndjekin rrugën e duhur dhe të zhvillojnë në proces shembullor. Presim të punojmë së bashku Maqedoninë e Veriut që brenda muajve të ardhshme të çelim negociatat me BE-në. Nuk ka asnjë shmangie të asnjë forcë politike, që përfaqësohet në Kuvendin aktual apo që është pjesë e sistemit tonë politik. Është një mundësi për të gjithë që të marrë pjesë dhe të kontribuojë. Të favorizuar janë qytetarët që do të kenë në 6 mars të zgjedhin midis të gjithë kandidatëve. Qytetarët prisnin të kishte zgjedhje në të gjitha bashkitë, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bëri të pamundur.’- tha Meta.

Në lidhje me shtyrjen e seancës së Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij, presidenti Meta u shpreh se vendimi nga Kuvendi për shkarkimin e tij, është një farsë dhe jashtë të gjitha afateve kushtetuese.

'Lidhur me vendimin e parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit me farsën për shkarkimin e presidentit jashtë të gjitha afateve dhe kushtetutës që të merrte nismën, për një intervistë kaq mjafton për të pasur një atmosferë kaq optimiste dhe pozitive. Në histori do të hyjë 2 mars.'- tha Meta.

Më 9 qershor 2021, Kuvendi i Shqipërisë votoi në favor të shkarkimit të presidentit, Ilir Meta me 104 vota, duke thënë se ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet ngritën Komision Hetimor parlamentar, i cili gjeti 17 shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit. Shkarkimin e presidentit Meta, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të "çliruar Presidencën nga një pengmarrje". Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SOKOLI: 20/01/2022 15:49

    O LIKE RAKIA O LIKE SHQIPERIA O E KEQJA E DOMOSDOSMJA E TRASICIONIT SHQIPETARE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?