Dekriminalizimi/ Pëllumbi: Ligji të jetë i përkohshëm! 25 prilli test nëse është i nevojshëm ose jo

5 Shkurt 2021, 18:35| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 19:01

  • Share

TIRANË- Ndonëse parashikoi të bënte ndryshime në ligjin e dekriminalizimit, mazhoranca tashmë synon që ky ligj të mos ekzistojë më.

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, thotë se synimi është që ky ligj të jetë i përkohshëm pasi kandidatët duhet të jenë të përgjegjshëm për mos krijuar surpriza për figurën e tyre.

Sipas Pëllumbit, termi dekriminalizim nuk e nderon politikën.

“Kemi ligjin e dekriminalizimit, një ligj që për hir të së vërtetës duhet të jetë i përkohshëm sepse vetë termi dekriminalizimi nuk e nderon politikën. Këto zgjedhje janë një test për këtë ligj,  që duhet ta mbajë apo mos e kemi më.  Gjithsecili nga ne duhet të jetë i detyruar në përgjegjësinë penale dhe personale të deklarojë të vërtetën para njerëzve. Kandidatët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm që mos kemi surpriza”, është shprehur Pëllumbi.

Më herët kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur thirrjes së ambasadores Kim për të garuar në zgjedhje me kandidatë të pastër, deklaroi se ligji i Dekriminalizimit cënon të drejtat e njeriut dhe se kandidatët duhet të mbajnë përgjegjësi personale për të shkuarën e tyre.

VIDEO/ Intervista e plote

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?