Del DOSJA për Kontejnerin e 'Bana King' në Durrës: Ishin 1151 kuti dhe jo 1200! 55 persona merren në pyetje

19 Korrik 2022, 11:04| Përditesimi: 19 Korrik 2022, 15:01

  • Share

 

Çështja e 49 arkave me banane të kompanisë 'Bana King', të cilat dyshoheshin se kishin kokainë është paraqitur në Gjykatën e e Rrethit gjyqësor Durrës. 

Nga DOSJA e siguruar nga Report Tv, kanë dalë në dritë detaje të reja sa i përket 49 arkave të cilat dyshoheshin se përmbanin kokainë.

Gjatë shërbimit të turnit të natës janë lëvizur 49 arkat me kontejnerët. 

Prokuroria ka këqyrur pamjet në datat 8,9,10 korrik nga të cilat nuk ka rezultuar asnjë lëvizje e dyshimtë. Arkat janë hequr gjatë natës mes datave 11-16 korrik Në kontejnerë ishin 1151 kuti me banane dhe jo 1200 kuti me banane.  Të paktën 55 persona janë marrë në pyetje për këtë çështje.

Kontejnerit të 'Bana King' të Trifon Muratajt iu morën 49 arka me banane para se të kalonte në skaner!

Lajmi kryesor:

Kontejnerit të 'Bana King' të Trifon Muratajt iu morën 49 arka me banane para se të kalonte në skaner! Prokuroria: Lëvizën gjatë natës, ka qenë vetëm 1 roje në turn


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?