S'miratohet brenda 2019! Del drafti i tretë i Reformës Zgjedhore, fokusi te infrastruktura, s'ka detaje si do riformatohet KQZ

13 Dhjetor 2019, 19:34| Përditesimi: 13 Dhjetor 2019, 21:54

  • Share

Ekspertët e Komisionit të Reformës zgjedhore kanë gati draftin e tretë me propozime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të fokusuar te infrastruktura e zgjedhjeve, ndonëse pjesa e parë e ndryshimeve të reformës zgjedhore nuk do të realizohen brenda 2019-ës, ashtu sikur ishte parashikuar. 

Në dokumentin e publikuar theksi vendoset te paanshmëria e administrimit zgjedhor, por edhe ndëshkimit të punonjësve të administratës. Drafti i tretë me propozime sqaron përgjegjësitë që kanë të gjithë zyrtarët zgjedhorë, por nuk jep detaje mbi mënyrën se si do të formatohet KQZ, pas propozimeve nga drafti i dytë për ta ndarë KQZ  në 3 nivele.

(Kliko këtu për të lexuar draftin e tretë të Reformës Zgjedhore)

Komento

Komente

  • redi: 14/12/2019 09:02

    Pa demilitantizem te komisioneve zgjedhore dhe pa lista te hapura te kandidateve per deputete nuk ka zgjedhje te lira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?