Rruga

Kronikë

‘Del në dritë rruga ‘Tom Plezha’ në Astir’, Veliaj: Vazhdojmë punën pa ndalur për një qytet më të bukur

7 Maj 2021, 11:48| Përditesimi: 7 Maj 2021, 11:54

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Trianës, Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga rruga "Tom Plezha" në Astir, e cila do të mundësojë lidhjen me Unazën e Madhe.

“Rruga ‘Tom Plezha’, në Astir, po del në dritë!”, shkruan kryebashkiaku në një postim në rrjetn e tij social Facebook, ku publikoi pamjet e rrugës.

Veliaj shkruan gjithashtu se puna vazhdon pa u ndalur për një qytet më të bukur.

Rruga “Tom Plezha” ka nga dy korsi në secilën anë dhe një korsi shtesë për parkingun. 

Paralelisht me investimin në infrastrukturën rrugore, u punua dhe me kanalizimet e ujësjellësit, çka ka sjellë një përfitim të dyfishtë për banorët e zonës. Zona e Astirit njihet si një nga hapësirat urbane me rritjen më të madhe demografike në 30 vitet e fundit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?