LEZHË- Jeta e dy të rinjve është prerë në mes, kur mjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur fortë me murin rrethues të një banese në rrugën e Tales, në Lezhë.
Shpejtësia dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë dyshohet të kenë qenë faktorët që i morën tragjikisht jetën 2 të rinjve, 24-vjeçari Kristjan Margjoni dhe të fejuarës së vëllait Atjola Ademi 24 vjeç, të cilën po e shoqëronte për në banesë.
Goditja ka qenë e fortë, duke ju shkaktuar plagë të shumta dy të rinjve të cilët gjeten menjëherë vdekjen në vendin e ngjarjes..Për nxjerrjen e trupave të viktimave u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, për shkak të dëmtive të shumta që kishte pësuar makina tip "Peugeot".
Sipas raportimeve të gazetarit Elvis Hila, rruga është "lënë pas dore" nga autoritetet vendase, pasi është pa sinjalistik dhe mungon ndriçimi.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pamje nga vendi i ngjarjes
Report Tv ka siguruar foton e 24-vjeçarit Kristjan Margjoni, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të sotëm në Lezhë së bashku me të fejuarën e vëllait të tij.
Makina "Peugeot" me të cilën po udhëtonin 2 të rinjtë që humbën tragjikisht jetën pasditen e sotme, siç shihet nga fotot e siguruara nga Report Tv është bërë copash.
U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerr trupat e pajetë nga makina e "palosur".
Makina pas aksidentit
Vazhdoni me kete llogjike se mire e keni. Po cdo ky me te fejuaren e te vellait ne kenete ne mes te nates e me pas kthehet plumb pushke? Kur eshte erresisre e plote robi ecen kemba doras se normale nuk shef gje, ky edhe eresire edhe 120km/ore. Dhe e di sh mire se ne ca rruge po ecen. Gjynaf, qe nuk po zgjohet ky milet te kuptoje qe i perket rraces njerezore e te perdore llogjiken
PërgjigjuLajm i pasakte. Vajza ishte 24 vjeçe dhe studente ne Tirane . Megjithese te dy kane vdekur, policia duhet te hetoje ngjarjen se nuk eshte ashtu siç po thuhet. Apo vdekja eshte kapak floriri!. Pse po tentohet te mos thuhet e verteta ne kete rast . Apo per t'i ruajtur imazhin dikujt qe mori jeten e tij dhe te nje vajze 24 vjecare duke bere aventura
PërgjigjuShpejtesia ket pun ka . Po si mund te ecet shpejt njeriu me makin peugeot
PërgjigjuPjesa me e madhe e atyre qe kane patente ne shqiperi,kane mangesi te frikeshme te njohurive ne kodit rrugor e rregullave te qarkullimit ne pergjithesi. Pervec shpejtesise,nuk e kane haberin se si duhet te qendrosh ne timon,kur mund parakalosh, si hyret ne nje kthese,me goma vari kesht,me sospensione cope cooe,ne kushte klimatike te keqia. Shume te rinj ne Shqiperi po ikin nga kjo bote thjesht per mend,injorojne komplet rreziqet kur dalin ne rrug te madhe me automjet. Kete behar qe kaloi,ne rugen nga Librazhdi per ne Elbasan,rruge qe dihet qe ka shume kthesa te aferta ne njera tjetren,qe nuk te lejojne hapesire shikimi te mund te parakalosh pa rrezikuar,plus trafikun e renduar ne te dyja krahet,nje furgon me pasagjere targe EL,vazhdoi disa here duke bere parakalime kamikazi,ne fund te fundit arri ne Elbasan,vetem 10,20 mt para meje,vec se une nuk u cmenda te parakaloja,nuk isha i marre te beja Shumakerin,ai beri ruleten ruse,per vete,pasagjeret qe kishte siper,e ata qe vinon ne krah te kundert,dhe eshte nje praktike e perditeshme kjo ne shqiperi,dhe rezultatet shifen.
20% shqiptarve ku duhet ndaluar ecja me makinë, jan perbindsha të pashpresë
PërgjigjuNuk jemi në Avganistan o mjerim
PërgjigjuE fejuar 16 vjec.
PërgjigjuNë Tetorin e vitit tē paharruar, 1979 me njē grup shokēsh dhe shoqesh studentē nga Universiteti i Prishtinës (UP) isha në një vizitë né RPSSH. Ato 15 ditē kaluam shumë mirē me vēllezêrit e motrat studenté, studente,me profesorēt e Universitetit Shtetêror të Tiranēs. Vizituam shumē qytete dhe katunde nga Shkodra gjer né Vlorê. Ne, atëbotë e vërejtêm qé kishte pak makina në rrugēt e Shqipërisé. Mē shumē kishte autobusa, makina transportuese,makina të punës e të tjera. Njé ditë kur po udhëtonim me autobus e pyeta njē profesor tē USHT qé na shoqéronte; pse nuk kemi makina private. Ne,në Kosové kemi mê shumē, kjo,-vërtet po na befason,-i fola me sinqeritetin e një studenti. Profesori shkodran, u tregua shumé mirëkuptues ndaj pyetjes sime;mē kujtohet si sot, kur i qetë mē tha: "Fadil,ne mund të kishim dhe tē kemi mē shumē makina private, mirëpo në rrugët tona mesiguri tragjeditē do tē ishin shumē e më shumē heré më të mëdha, mē fataliste. Ashtu, si né vendet revizioniste-kapitaliste. Mirēåo, Enveri dhe Partia, kujdesen për popull, prandaj nuk kemi makina shumé qé tē kemi pak apo sa mē pak tragjedi me facilitet nē rrugêt e qyteteve dhe të katundeve tona". Shih! Kanē kaluar mē shumē se 40 vite, nga ajo vizitē; nga 15 ditē: s'lexuam nē gazeta, as s'dēgjuam nē lajme të RTSH, pēr nga 2-3 vdekje të pērditshme nē rrugēt e Shqipërisē socialiste. Ndërsa, nē Shqipérinē e sotme kapitaliste, po ndodhin kaq shumē tragjedi nē rrugët tona. Ngushéllime familjarëve tē viktimave të kapitalizmit të egër dhe vrastar!