Del nga shtëpia në orët e para të mëngjesit, humbet Sadik Xheka nga Bulqiza! Vajza: Kemi frikë nga moti i keq dhe egërsirat në mal

24 Janar 2022, 17:31| Përditesimi: 24 Janar 2022, 18:13

  • Share

Sipas të bijës, Shehe Neziri në një komunikim me gazetaren Odeta Dume, i moshuari vuante nga skleroza dhe dyshohet se nga shtëpia ka dalë herët në mëngjes. Vajza dha të tjera detaje për të atin duke sqaruar se deri në orën 5 të mëngjesit ditën kur u zhduk ka qenë në gjumë, ndërsa një natë më parë kishte shfaqur shenja agresiviteti në tentativë për dalë. Kjo është e treta herë që i moshuari largohet nga banesa, duke qëndruar me ditë të tëra jashtë.

Një natë më parë kishte dashur të largohe nga shtëpia, por vëllai nuk e kishte lejuar dhe për këtë arsye ai ishte nervozuar. Të paktën deri në orën 5 të mëngjesit familja e ka parë teksa flinte gjumë, por më pas nuk dihet cfarë ka ndodhur. Ai është larguar dhe dy herë të tjer,  një herë ka ndodhur në 2021 kur pas 8 ditëve u gjet nga një bari ndersa dy muaj më parë u largua tri ditë nga shtëpia, por falë qytetarëve që njoftuan e gjetëm. Kësaj herë nuk kemi asnjë informacion ndaj kërkuam ndihmën tuaj. Ai është në gjendje ta thotë emrin e tij dhe emrat e fëmijëve i mban mend. Kam frikë se mos ka ndodhur ndonjë e keqe me babain. Nëse ai ka ngjitur malin edhe mund t’i ketë rrëshkitur këmba poshtë.Në mal ka egërsira dhe ka rënë shumë bore. Kemi shumë frikë mos i ka ndodhur dicka e keqe.’-mbyll rrëfimin mes lotëve vajza e të moshuarit të humbur.

Sipas të dhënave i moshuari është i gjatë 165 cm dhe në momentin që ka dalë nga banesa ka patur të veshur një xhup të zi, pantallona të zeza dhe atlete të zeza.

Kush ka informacion për 80-vjeçarin, Sadik Xheka nga Bulqiza lutemi të na kontaktoni në:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, nga e hëna në të premte ora 15: 30-17:00

 

 

VIDEO-Emisioni i plote

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?