Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka publikuar rezultatin e kandidatëve për sekretariatet. Gjiknuri shpjegoi se kanë votuar 284 anëtarë të Asamblesë Kombëtare nga 342 gjithsej.
Rezultati:
Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi- 280 vota pro, 2 kundër
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji- 262 vota pro, 10 kundër
Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj- 251 vota pro, 20 vota kundër
Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti- 258 vota pro, 13 kundër
Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj- 259 vota pro, 8 vota kundër
Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj- 255 vota pro, 17 vota kundër
Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko- 248 vota pro, 20 vota kundër
Sekretari për Migracionin, Laert Duraj- 256 vota pro, 16 vota kundër
Lajmi kryesor:
Ndryshimet në Statutin e PS, mënyrë e re e zgjedhjes së kryetarëve të degëve, shtohet Sekretari Ekzekutiv i degës! 3 sekretariate të rinj në qendër, emrat e të zgjedhurve sot
SI.E./ReportTv.al