Sali Berisha dhe Floriana Garo

Politikë

Delegatja tregoi se i falsifikuan firmën në ‘Foltoren’ e Berishës, reagon Garo: Vetëm 2 ishin të pakonfirmuara dhe i hoqëm nga lista

25 Nëntor, 09:17| Përditesimi: 25 Nëntor, 09:20

Zëdhënësja e Sali Berishës për Foltoren, Floriana Garo, ka kthyer një përgjigje lidhur me pretendimet e një delegateje se firma e saj ishte falsifikuar pasi nuk kishte plotësuar formularin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor.

Garo u shpreh se  nga 100 delegatët që verifikoi Agron Shehaj për degët 5 dhe 7 në Tiranë, vetëm dy prej tyre nuk kanë konfirmuar firmosjen e formularit, dhe të dy emrat janë hequr nga lista, ndërsa shtoi se po bëhet një proces riverifikimi hapave për administrimin e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ajo ka ftuar mediat apo çdo njeri të interesuar të verifikoi nëse procesi është transparent apo jo.

Ditëne djeshme, Agron Shehaj, deputeti i PD-së shkoi në zyrën e Edi Palokës dhe hapi kasafortën duke verifikuar firmat për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, të Sali Berishës. Shehaj tha se kishte verifikuar firmat dhe 98% e tyre me të cilët foli ne telefon kishin konfirmuan që kanë plotësuar formularin.

Mirëpo, një prej demokrateve ka zbuluar se kjo nuk është e vërtetë, duke lënë një koment në postimin e tij në Facebook, se Shehaj e mori në telefon, i tha se i kishin falsifikuar firmën.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?