Delina Fico, drejtuese e institutit EWMI dhe Sali Berisha

Politikë

Delina Fico: Berisha gënjen! EWMI nuk ka marrë asnjë financim nga Soros, fondet nga DASH dhe USAID s’kishin asnjë rol për reformën në drejtësi

27 Shkurt, 12:52| Përditesimi: 27 Shkurt, 13:03

  • Share

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili është prej më shumë se një viti nën akuzë nga SPAK për aferën “Partizani”, përsëriti sot nga foltorja e Parlamentit akuzat se një nga shoqatat që ka përfituar fonde nga USAID dhe Soros për reformën në drejtësi, apo siç e quajti për goditje të opozitës, ishte edhe Delina Fico.

Drejtuesja e East-West Management Institute, me një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, i ka rrëzuar këto akuza të përsëritura dhe ftoi mediat, që para se të publikonin këto gënjeshtra prej kohësh që përhap ish-kryeministri, të bënin një verifikim.

Fico shprehet se institucioni joqeveritar nu ka përfituar fonde nga Soros, por edhe projektet e financuara nga USAID dhe DASH nuk kanë asnjë lidhje me rolin e reformës në drejtësi.

Me anë të postimit, Delina Fico sqaroi në rrjetin social Facebook:

“Prej vitesh Sali Berisha pretendon se East-West Management Institute (EWMI) ka luajtur rol në reformën në drejtësi në Shqipëri, financuar edhe nga fondacioni Soros. Fatkeqësisht, ky pretendim i rremë i tij u referua dje edhe në një dëgjesë në Kongresin e SHBA. E di çfarë është më e trishtuar? Në të gjitha këto vite që Sali Berisha e përsërit këtë gënjeshtër, asnjë gazetar ose media nuk ka bërë detyrën e tyre bazë: të pyesë EËMI, USAID apo dhe fondacionin Soros për këtë pretendim, si dhe të kërkojë prova për ta vërtetuar atë, si, p.sh., duke lexuar raportet mbi aktivitetin e fondet e EWMI në Shqipëri, raporte, të cilat janë publike. Po të kishin bërë thjesht detyrën e tyre si gazetarë, para se të përhapnin më tej gënjeshtrën e Sali Berishës, këta gazetarë e këto media do të kishin konstatuar se: (1) EWMI NUK KA MARRË ASNJË FINANCIM NGA FONDACIONI SOROS PËR PROGRAMET NË SHQIPËRI; (2) EËMI DHE PROGRAMET QË EWMI KA ZBATUAR NË SHQIPËRI, TË FINANCUARA NGA USAID DHE DEPARTAMENTI I SHTETIT TË SHBA,  NUK KANË LUAJTUR ASNJË ROL NË REFORMËN NË DREJTËSI NË SHQIPËRI”.

Por çfarë tha Berisha sot nga foltorja e Kuvendit:

"...Së treti, janë 10 milionë dollarë dhe janë vetëm maja e ajsbergut, që janë dhënë për reformën në drejtësi Delina Ficos, sesa ka marrë Linda Rama nga paratë e taksapaguesve ju them unë. Të presim me gërshërët e ligjit çdo lidhje. Me monstrën e njerëzimit George Soros dhe paratë e tij toksike. Pse do mbani ju këtë barrë të rëndë, kur një pjesë nuk keni lidhje. Pse do mbani mëkatet e tmerrshme të Edi Ramës?".

Postimi i Delina Ficos në Facebook

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?