Tirane- Partia Demokratike vijon të publikojë dokumente të asaj që e quan skemë korruptive të zv/kryeministres njëkohësisht ministre e Energjetikës, Belinda Balluku në shitjen e energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme, duke i sjell një dëm prej rreth 180 milion euro vetëm për një 1 vit (2023) buxhetit të shtetit.
Pak ditë pasi PD dorëzoi padinë në SPAK kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi 4 raste konkrete ku dhe mbështetet kallëzimi ndaj Ballukut të cilën e akuzon se ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke i krijuar favorizim 4 kompanive private.
Bardhi hedh akuza për keqmenaxhim të situatës për blerjen e energjisë elektrike, pasi ka shitur me çmim më të lirë se ai i deklaruar në bursë energjinë elektrike.
Në postim Bardhi denoncon 4 raste
Rasti 1 KESH vetëm për 3 ditë, 20 - 23 qershor 2023, ka shitur 24000 megavat me çmim 85.6 lekë ndërsa në bursën ALPEX të Shqipërisë ishte 112.6 lekë. Me këtë shitje thotë Bardhi i është shkaktuar buxhetit një dem prej 648 mijë euro.
Rasti 2 Ndërsa në një tjetër ankand 1 - 30 nëntor 2023 janë blerë jashtë vendit 72 mijë megavat, me çmim 124.3 euro megavati, në një kohë që në bursë çmimi ishte 99 euro. Ky keqmenaxhim në importin e energjisë vetëm në këtë periudhë ka shkaktuar një dem prej rreth 1.8 mln euro.
Rasti 3 - Denoncimi tjetër është për ankandin e 28-30 dhjetor 2023, ku u blenë 3120 megavat më ccmim mesatar 122.6 euro megavati, ndërkohë në bursën ALPEX çmimi për megavat ishte mesatarisht 89.1 euro. Përmes këtij ankandi demi i shkaktuar është 104.500 euro.
Rasti 4 - Rasti i katërt është për tenderin e 31 dhjetorit 2023, ku janë importuar 2000 megavat me çmim mesatar 118.4 euro, kur çmimi mesatar në bursë ishte 73.5 euro megavati. Grabitja thotë Bardhi përllogaritet në 88.960 euro.
Në këto katër tendera për shitje blerje energjie dëmi llogaritet në total 2,663,060 euro, ndërsa për të gjithë vitin llogaritet që dëmi ndaj shtetit të jetë 180 mln euro.
Në postimin në facebook ku bashkangjit dokumentet, Bardhi thotë se kemi të bëjmë me një aferë monstruoze që i bëhet një populli të varfër, që e paguan shtrenjtë energjinë elektrike, vetëm se Belinda Balluku dhe një grusht kompanish të përzgjedhur prej saj, kanë vendosur të pasurohen në kundërshtim me ligjin.
Postimi i Bardhit
Dokumentet zyrtare tregojnë se me firmë dhe me vule Belinda Balluku ka vendosur që volumet e blera në tregun vendas të energjisë do të prokurohen EKSKLUZIVISHT nëpermjet tregut (ALPEX) në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 43/2015 të sektorit të energjisë elektrike, pavarësisht origjinës së energjisë në fjalë, duke filluar nga viti 2023.
Mirëpo, për llogari të një grushti klientësh privatë, në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke i krijuar favorizim kompanive private dhe duke i sjell një dëm prej rreth 180 milion euro Buxhetit të Shtetit.
Ky është një krim shtetëror! Kjo është një aferë monstruoze që i bëhet një populli të varfër, që e paguan shtrenjtë energjinë elektrike, vetëm se Belinda Balluku dhe një grusht kompanish të përzgjedhur prej saj, kanë vendosur të pasurohen në kundërshtim me ligjin.
Kujton se duke beer forensics do zgjidhesh deputet? Te ka vane me rreth te kuq dojtori . I ke thene Babi Zenit!
PërgjigjuPo Damianin qe e merrte energjine me lire ne Bullgari dhe e shiste me shtrenjt per Keshin kur do i vije radha or teeeejjjjj
PërgjigjuCoje mo ne spal i mashkull k"rv
PërgjigjuBardhi le t'a filloje kallzimin me /privatizimin/ e HEC kryesore nga Berisha dhe lejet qe dha majtas e djathtas per mini HEC-e,Belindes nuk i ka ardhur rradha akoma.
PërgjigjuFoli dhe Gazi i Saliut. Të gjithë jeni të Saliut. Ai ju futi në politikë. Pse Amerika fut Saliun e Metën në burg por jo kopilat
PërgjigjuCOJE NE SPAK O BARDHI ,, PO TE JETE E VERTETE.....
PërgjigjuIke ore mashtrues ,ti babai jot politik e gjithe soji i juaj
PërgjigjuGazmend Bardhi jo Ballukun por gjithe boten te akuzosh ti dhe hiena e politikes Tabaku nuk do ti shpetoni burgut se ti je kriminel dhe ajo grabitqare!
PërgjigjuPo topi i kanalit a ka ber investigime gatetareske?
PërgjigjuSkandaloze
PërgjigjuNje gje nuk kuptoj me keta politikanet tane.Perse vazhdojne denoncojne ne SPAK aferra korruptive kur thone qe SPAK-U eshte i kapur?!Ose keta tallen me ne popullin ose jane Cmendur e sdine se cfare bejne
PërgjigjuSkandal, spak te reagoje sa me pare
PërgjigjuKengen e gaz-morit e kemi lexuar me qindra here ka nje vit me kete kenge , ndjen rezikunqe po u kanoset prandaj fillojne nga e para .