Politikë

Demokratët e Shkodrës analizojnë zgjedhjet e 25 prillit: Humbja erdhi nga Malësia e Madhe, Puka dhe Vau i Dejës

11 Maj 2021, 17:57| Përditesimi: 11 Maj 2021, 18:03

  • Share

Demokratët e Shkodrës janë mbledhur për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, për të analizuar rezultatin e dalë, ku pavarësisht se në rang qarku fituan 5 mandate, pretendimet ishin për 7 të tillë. 

Në selinë e PD në Shkodër u mblodhën sot të gjithë anëtarët e kryesisë si dhe kandidatët e listës së zgjedhjeve të 25 prillit që kanë përfaqësuar Shkodrën, ndërkohë që i pranishëm ishte edhe drejtuesi politik i PD në Shkodër Helidon Bushati.

Burime për Report Tv thanë se kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli e konsideroi të suksesshëm rezultatin, por tha se në rang qarku pritshmëritë nuk u arritën në Malësi të Madhe, Pukë dhe Vaun e Dejës.

Por nuk kanë munguar edhe replikat. Të njëjtat burime konfirmojnë se anëtarët e kryesisë së degës Shkodër janë shprehur të pakënaqur me rezultatin e njëjtë si në 2017, e të tjerë janë shprehur se akuzat për shitblerjen e votës duhet të ishin denoncuar më herët dhe jo pas zgjedhjeve, kur rezultati është në kutitë e votimit.

Partia Demokratike e Shqipërisë tashmë ka nisur procesin e analizave të rezultatit të zgjedhjeve në të gjithë qarqet e vendit ndërkohë ka ankimuar në KQZ rezultatin e 9 qarqeve mes të cilëve edhe të Shkodrës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?