Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ish-kryeministri Sali Berisha

Demokratët në luftë me amerikanët si Don Kishoti me mullinjtë e erës!

20 Janar 2023, 19:52| Përditesimi: 20 Janar 2023, 19:55

  • Share

Kemi arritur në kohën që akuzojmë Ambasadoren e SHBA për shantazhim!

Një situatë e rëndë dhe absurde për vendin, Opozitën dhe PD! Shpresoj të kemi akoma demokratë dhe politikanë në PD që të reflektojmë në kohën ku jetojmë! Keqardhje për situatën sesi është situata në PD! Po vazhdohet drejt një rruge pa rrugëdalje që nuk premton asgjë për të ardhmen! Nuk mund të shkoj në asnjë vend e nuk mund të ketë asnjë të ardhme një PD që përdor këtë gjuhë ndaj zyrtarëve të SHBA! Ambasadorja Kim foli mbrëmë për PD, Opozitën dhe shqiptarët!

Ajo përsëri foli qartë në optikën e politikës që kanë SHBA ndaj Shqipërisë dhe qasjes që kanë ndaj PD! Jemi një vend shumë i vogël që për interesa personale e pushtetit të jemi kaq hapur e kundër SHBA! Po sforcohen e po frymëzohen demokratët të bëjnë luftë me mullinjtë e erës për një betejë që nuk ka fitore, por humbjen e sigurt që PD të bëj atë që është e detyruar të kthehet një alternativë serioze për të mundur pushtetin e për të qeverisur vendin! Kjo klasë politike ka 30 vjet që gëzon çdo privilegj, imunitet, pushtet e po ashtu gëzon mëkate pafund!

Prandaj, sot kemi nje koktej të frikshëm mes dëshirës për zullume dhe nevojës për t'i mbrojtur ato! Mos mendoni se është e lehtë beteja për t'i larguar këta politikan e mos mendoni se ka forcë të ligjshme në Shqipëri që mund t'i largojë! Pa ndihmën e ndërkombëtarëve nuk do t'i "mundim" kurrë "këta" e nuk mund as t'i japim fund tranzicionit e as të ndryshojmë realitetin politik, social dhe ekonomik, që në fakt personifikohet vetëm me këtë klasë politike të konsumuar nga koha dhe vizionet!

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?