Kreu i PD-së Lulzim Basha

Opinion

Arben Ristani: Demokrati e mund autokratin, por ky nuk është rasti i Bashës

9 Maj 2021, 15:00| Përditesimi: 9 Maj 2021, 15:12

  • Share

Autokracia si sistem politik ne te cilin nje individ i vetem ka ne dore pushtetin, tashme mund te themi, se po jep shenja te instalimit ne Shqiperi.

Ka 8 vite, qe si kryeminister, z Rama drejton ne menyre autokratike Shqiperine

Nderkohe ai ka mbi 15 vjet qe drejton partine socialiste gjithashtu ne menyre autokratike, duke shmangur madje edhe zgjedhjet formale brenda partise se tij.

Autokracia justifikimin dhe legjetimimin e gjen tek vetvetja dhe z.Rama, ka vite qe ben edhe shiun, edhe diellin mbi kete vend.

Ai drejton qeverine dhe parlamentin, ai qeveris pa kontroll gjyqsor, ai vendos per tendera dhe koncesione, ai vendos ku dhe kush shembet dhe ku e kush nderton, ai vendos llojin e pemeve qe mbillen, ngjyren e bojes per fasadat e godinave, ai vendoste gjate pandemise, deri edhe si do uleshin diagonal njerzit ne makinat e tyre.

Z Rama eshte autokrat.

Autokracia eshte e kunderta e demokracise.

Ne demokraci sovraniteti eshte i popullit dhe ai qe drejton, drejton si perfaqsues i vullnetit popullor. Legjetimimin e merr nga delegimi dhe jo nga vetja.

Z.Rama fitoi te drejten per nje 4 vjecar te ri qeverises, pas qeverisjes 8 vjecare plot probleme dhe pakenaqesi.

Autokracia mundet nga demokracia. Demokrati e mund autokratin.

Z.Basha, kryetari i partise demokratike, shpesh ka thene se “autokracia ka uzurpuar të gjitha pushtetet ne Shqiperi”, ka thene se, “une synoj qe fuqia e vendimmarjes duhet ti kaloje qytetareve”, ka thene se “ne Europe mund te arrijme vetem permes rruges europiane, jo me genjeshtra, intriga dhe mospranim te rregullave te demokracise”.

Nga e thena, ne te bere, eshte ne mes nje mal i tere, thote populli.

Ne fakt z.Basha, i cili ka dy mandate 4 vjecare, qe drejton PD, ka shfaqur tipare te qarta autokracie ne drejtimin e PD.

Ai mban ne duart e tij cdo pushtet brenda partise qe drejton, nuk pyet per rregullat statutore te partise dhe per organet kolegjale, te cilat de jure, jane organet e vetme vendimmarese te saj.

Pas humbjes katastrofike te PD ne zgjedjet e vitit 2017, z Basha kerkoi falje publike se kishte vepruar si autokrat, duke marre personalisht, cdo vendim te rendesishem politik, qe sipas statutit te partise nuk i takonte atij.

Megjithe faljen publike, i gjithe 4 vjecari i dyte ne opozite i demokrateve vazhdoi te karakterizohet nga drejtimi autokratik. Shume nga institucionet statutore te partise u lane gjysmake dhe pa veprim, te tjera nuk u ngriten fare, nderkohe qe, organet qendrore drejtuese te partise, nuk u thirren te marrin kurre seriozisht, vendimet qe statuti u ngarkon.
Gara dhe konkurenca e vlerave, sistemi i karieres dhe vleresimi i kontributeve, jane koncepte qe s’moren kuptim nen drejtimin e z.Basha.

Z. Basha ka tendenca te qarta autokratike.

Vlerat e demokracise te munguara ne partite opozitare, nuk mund te percilleshin tek votuesit shqiptare, vetem nepermjet retorikes se lidereve.

Hendeku midis veprimit autokrat dhe retorikes demokratike u perceptua pa asnje dyshim.

Per te fituar ne zgjedhje mbi nje makineri pushteti, qe permbledh qeverine dhe pushtetin lokal ne te gjithe vendin, e shoqeruar me para te shumta korrupsioni dhe bashkpunim me krimin, duhej nje vale solide votuesish, te bindur dhe frymezuar nga vlerat e demokracise, te cilat opozita nuk arriti ti perfaqesonte dhe reflektonte qartesisht.

E mira mund te ngrinte dallge kunder te keqes. E keqja me e vogel ska asnje garanci se mund te fitoje ndaj te keqes me te madhe.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?