Politikë

Demokrati i jep kurajo Berishës dhe i shton vitet presidentit amerikan: Doktor, je 11 vjet më i ri se Joe Biden, mos u frikëso

12 Tetor 2021, 19:57| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 20:09

  • Share

Gjatë foltores së Sali Berishës me demokratët në Kukës, nuk kanë munguar edhe komentet e anëtarëve. Madje një prej tyre i ka kujtuar moshën dhe i ka thënë të mos behët merak, pasi sipas tij presidenti i SHBA-së është11 vite më i madh se ai e drejton Amerikën.

Qytetari: Kemi shpresë të madhe tek ti o doktor! Je i votuar edhe nga fëmija 2 vjeçar. Ne të falënderojmë, të urojmë pleqëri të mbarë. Ti mos u frikëso se je 76 vjeç.

Berisha:  77

Qytetari: Doja te ta ulja një vit. Joe Biden është 88, i thonë 11 vjet je prapa Joe Bidenit. Ti shëndetin e ke, forcën e ke, mendjen e ke dhe ne kemi shpresën e madhe tek ty.

*Shënim: Presidenti i SHBA, Joe Biden është 78 vjeç.


Lajmi kryesor:

‘Foltorja’, Berisha në Kukës injoron Bashën dhe sfidon Ramën: Kjo është puna burrash e jo pengjesh! Pas paralajmërimit për përjashtim, Noka i 'palëkundur' shfaqet sërish krah të ish-kreut të PD


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?