Foto ilustruese

Dëmtim në minutat e fundit, tetë lojtarë ‘refuzojnë’ grumbullimin me Anglinë

13 Nëntor, 16:02| Përditesimi: 13 Nëntor, 16:03

  • Share

Declan Rice, Bukayo Saka, Phil Foden, Jack Grealish, Cole Palmer, Levi Colwill, Trent Alexander-Arnold dhe portieri rezervë Aaron Ramsdale nuk kanë shkuar në grumbullimin me Anglinë me pretekstin se janë të dëmtuar.

Si shkak i këtij vendimi të tetë lojtarëve përmenden dëmtimet dhe me të drejtë publiku në Angli pyet nëse janë vërtet të lënduar apo nuk kanë motiv për të luajtur në Ligën e Kombeve, në ndeshjet e fundit nën drejtimin e Lee Carsley.

Nga 1 janari Carsley do të pasohet nga Thomas Tuchel në stolin e “Tre Luanëve” dhe mediat në Angli shkruajnë se pikërisht kjo e ka bërë më të lehtë për lojtarët anulimin e ardhjes së tyre në grumbullim.

Për shkak të mungesave, Carsley vendosi të bëjë thirrje të mëvonshme për Morgan Rogers, Jarrad Branthwaite, Tino Livrament dhe James Trafford.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?